Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Marrëveshja/ Turqia do të ndihmojë Shqipërinë me vaksinën anti Covid?

Marrëveshja/ Turqia do të ndihmojë Shqipërinë me

Kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësi ndaj Bashkimit Europian dhe ndaj koalicionit Covax ku Shqipëria bën pjesë dhe ka paguar për blerjen e 1,4 milionë vaksinave.

Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur mbi 7 mijë vaksina me BionTech, ndërsa pritet të mbërrijnë dhe 500 mijë doza të tjera.

Kryeministri Edi Rama edhe ditën e sotme u shpreh se qeveria po punon për sigurimin e vaksinave dhe duke mos nxjerrë emra konkret kompanish apo shtetesh, duke nxjerrë në pah dhe mungesën e vaksinave në treg.

“Po punojmë çdo ditë e natë për të garantuar më shumë doza, më shpejt. Ne kemi arsye të jemi besimplotë që do ja dalim për skenarin e vaksinimit për 14 muaj. Është një ambicie e madhe. Dua t’iu them disave që thonë ‘shkoni e merrini nga Kina, jepni lekët’. Nuk kanë nxjerrë tezga dhe o burra kush shkon t’i marrë. E vërteta është se nuk ka vaksina. Ne jemi besimplotë se do të kemi një qartësi shumë shpejt dhe një bazë të gjerë dozash”, tha Rama nga Air Albania pasi ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të personaliteteve.

Po ku do t’i gjejë qeveria këto vaksina, në një kohë që në treg ka mungesë vaksinash dhe janë në pritje që Covax të arrijë? Qeveria kohët e fundit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë turke, e konkretisht mes dy ministrive të Shëndetësisë. Bëhet fjalë pikërisht për marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet ministres Ogerta Manastirliu dhe Fahrettin Koca, pikërisht në 6 janar në  Turqi në prezencë të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Erdogan. Bëhet fjalë për vizitën e bujshme, pasi Rama u prit me shumë nderime nga miku i tij Erdogan.

Gazeta Shqip ka siguruar marrëveshjen e firmosur mes dy ministrave, e cila është votuar në mbledhjen më të fundit të qeverisë. Kjo marrëveshje është me një afat 5-vjeçar dhe parashikon ndihmë dhe shkëmbim eksperiencash mes dy vendeve.

“Palët do të bashkëpunojnë në fushën e kujdesit shëndetësor ndërmjet dy shteteve, mbi bazën e barazisë dhe përfitimit reciprok, në përputhje me ligjet kombëtare të shteteve të tyre. Palët do të promovojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetit dhe mjekësisë, mbi bazën e barazisë, mirëkuptimit reciprok dhe përfitimit të ndërsjellë. Fushat specifike të bashkëpunimit do të përcaktohen me marrëveshje të ndërsjellë duke marrë parasysh interesat e të dyja palëve”, thuhet në nenin 1 të kësaj marrëveshjeje.

Ndër fushat e bashkëpunimit lidhet dhe shkëmbimi i eksperiencave për përballimin e pandemisë anti Covid.

“Shkëmbimi i njohurive e përvojave dhe bashkëpunimi i ngushtë mbi barnat, pajisjet mbrojtëse dhe vaksinat, në lidhje me përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19. Planifikimi i infrastrukturës shëndetësore, prokurimi i shërbimeve dhe investimet, duke përfshirë partneritetin publik privat”, thuhet në dy prej pikave të nenit 2 të kësaj marrëveshjeje të siguruar nga Gazeta “Shqip”. Këto nene lënë evazive faktin nëse Turqi do të furnizojë Shqipërinë me vaksina anti Covid ose jo? Nëse është ky vendi mik që Rama deklaronte se do të ndihmojë për vaksinat anti Covid.

Me këtë marrëveshje, që zhbën atë të 1994 mes dy ministrive të Shëndetësisë, parashikohen që 100 persona të marrin trajtim mjekësor falas.

“Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë do të vazhdojë të ofrojë trajtim falas, për 100 pacientë në vit, të cilët nuk janë në gjendje të marrin trajtim në klinikat në Shqipëri. Procedurat dhe parimet në lidhje me paraqitjen e informacionit të pacientëve dhe procesin e trajtimit mund të bien dakord nga Palët më vonë”, thuhet në këtë marrëveshje.

Turqia ka premtuar që do të ndërtojë brenda tre muajsh spitalin rajonal të Fierit. Punimet kanë nisur dhe ky është basti i Ramës dhe Erdoganit që ky spital do të jetë gati brenda këtij afati.

Pikat e marrëveshjes së firmosur

Neni 2

Fushat e bashkëpunimit

Palët do të shkëmbejnë eksperiencë dhe do të bashkëpunojnë, me qëllim që të përmirësojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetit dhe mjekësisë, në fushat e mëposhtme:

a) forcimi i sistemeve të kujdesit shëndetësor;

b) shëndeti publik, veçanërisht sëmundjet ngjitëse dhe jo ngjitëse dhe pandemitë globale dhe praktika e mjekësisë familjare;

c) shkëmbimi i njohurive e përvojave dhe bashkëpunimi i ngushtë mbi barnat, pajisjet mbrojtëse dhe vaksinat, në lidhje me përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19;

d) sistemet dhe teknologjitë e informacionit shëndetësor, statistikat shëndetësore, sistemet e menaxhimit të informacionit spitalor, e-health, qendra e kontrollit komandues, aplikacionet e telemjekësisë etj.;

e) menaxhimi dhe administrimi i spitalor;

f) shërbimet e akreditimit dhe kontrollit të cilësisë;

g) farmaceutikë, pajisje mjekësore, materiale konsumuese mjekësore, kozmetikë, vaksina, bioteknologji dhe prova klinike;

h) shërbimet e kujdesit shëndetësor në emergjenca dhe fatkeqësi natyrore;

i) trajnimi për ngritjen e kapaciteteve të personelit shëndetësor;

j) trajtimi ndërkombëtar i pacientit;

k) organizimi i përbashkët i javëve shëndetësore dhe forumeve të biznesit shëndetësor;

l) planifikimi i infrastrukturës shëndetësore, prokurimi i shërbimeve dhe investimet, duke përfshirë partneritetin publik privat.

 

Neni 3

Metodat e bashkëpunimit

Palët do të bashkëpunojnë në fushat e përmendura në nenin 2, të kësaj Marrëveshjeje, përmes metodave të mëposhtme:

a) shkëmbimi i informacionit në çështje me interes të përbashkët, në fushën e shëndetësisë;

b) vizita reciproke nga delegacionet, ekspertët dhe personeli shëndetësor;

c) zhvillimi i projekteve të përbashkëta të punës;

d) sigurimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përkatëse shëndetësore;

e) organizimi i seminareve, workshops, simpoziumeve dhe trajnimeve në fushat e mjekësisë me pjesëmarrjen e ekspertëve nga të dy vendet.

Marrëveshja/ Turqia do të ndihmojë Shqipërinë me

Marrëveshja/ Turqia do të ndihmojë Shqipërinë me

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore