Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Maqedonia e Veriut/ Të mërkurën pritet pakti për qeverinë e re, koalicioni i ri mes Zaev e Ahmetit

Maqedonia e Veriut/ Të mërkurën pritet pakti për

Po shkon drejt përfundimit marrëveshja për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni. Siç bëhet e ditur nga burime pranë BDI-së po shkohet drejt një qeverie ndërmjet LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, ndërkohë që Aleanca e Zijadin Selës do të qëndrojë në opozitë.

Kjo formulë është diskutuar ndërmjet takimit që kanë zhvilluar numrat dy të LSDM-së e BDI-së: Ljupco Nikolovskit dhe Artan Grubi, në një lokal të qendrës së Shkupit.

Por më pas, ka qenë Zaev, i cili ka bërë të ditur se ende nuk ka një dakordësi. Sipas tij, qeveria e re do të jetë 4-vjeçare dhe do të synojë një pastrim të plotë të sistemit gjyqësor nga korrupsioni.

Pra, edhe pse nuk e përkrahu në fillim vettingun siç ishte implementuar në Shqipëri, aktualisht duket se Zaev ka marrë përsipër të provojë këtë eksperiment edhe në Maqedoni.

Por që të ndodhë kjo i duhet një mbështetje e gjerë. Kështu pritet që Zaev të zhvillojë një takim të radhës me Aleancën e Selës, ku do të diskutohen 2 variante: ose pjesëmarrja direkte e “opozitës” shqiptare në ekzekutiv, apo mbështetja e tyre nga jashtë për reformat.

Kreu i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, që është edhe numri 2 i Aleancës ka bërë të ditur se hyrja e tyre në qeveri do të bëhet vetëm nëse do të pranohet varianti i kryeministrit shqiptar, përndryshe do të qëndrojnë në opozitë.

Afati për krijimin qeverisë është 14 gushti dhe Zaev duhet të nxitojë për të paraqitur kabinetin e ri përpara presidentit Pendarov.

©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore