Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Manovrat ligjore të Hashim Thaçit për të shmangur padinë të bëhet akuzë

Manovrat ligjore të Hashim Thaçit për të shmangur

Të hënën, siç e ka bërë të ditur vetë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të jetë në Hagë, ku do të intervistohet nga një zyrtar i prokurorisë Speciale.

Siç ndodh në rutinë, kjo intervistë është thjeshtë informative dhe nuk ka të bëjë mbi një marrje në pyetje. Kjo pasi Hashim Thaçi zyrtarisht nuk është i akuzuar për krime luftë.

Prokuroria Speciale, ka njoftuar se ka ngritur padi ndaj Thaçit, Veselit e disa të tjerëve, pa i përmendur emrat.

Këtë padi, Prokurori për ta bërë akuzë, do të duhet ta çojë tek Gjykatësi Paraprak i Dhomave të Specializuara, i cili duhet ta konfirmojë, apo të hedhë poshtë.

Por, siç mësohet, përpara se Gjykatësi Parakrak të shqyrtojë padinë e Prokurorit, do të ketë në rend të ditës një kundërshtim juridik që avokatët e Hashim Thaçit kanë bërë ndaj njoftimit për shtyp të Prokurorit të Posaçëm të datës 24 qershor, njoftim që ndikoi në anulimin e samitit të Uashingtonit.

Ky njoftim është precedent, pasi sipas rregullave të vetë Dhomave të Specializuara, nuk mund të njoftohet publikisht se ka padi pa u konfirmuar ajo tek Gjykatësi Paraprak.

E nëse ky i fundit e quan të joligjor këtë njoftim, atëherë Thaçi, jo vetëm që merr fitoren e parë, por ka gjasa që edhe procedura e padisë të nisë nga e para, çka anulon apo shtyn dorëheqjen e Presidentit të Kosovës.

Megjithatë, gjithçka duhet parë që nga e hëna, pasi si zyra e prokurorit ashtu edhe avokatët e Thaçit në Hagë po veprojnë me intensitet. Deri tani ende nuk është mësuar se kush do të jenë mbrojtësit e Presidentit të Kosovës, por mësohet se do të jetë një zyrë e njohur avokatorë në Europë.

Gjykata Speciale, apo Dhomat e Specializuara, vetëm ligjërisht është pjesë e Kosovës, pasi de fakto ajo nuk ka lidhje fare me institucionet kosovare. Kjo gjykatë i ka të gjitha shkallët e gjyqësorit, nga e para deri tek Gjykata Kushtetuese, madje ka edhe zyrën e Avokatit të Popullit, i cili mbron të drejtat e publikut karshi gjykatës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore