Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Manovra e Metës për të bllokuar Kodin e ri: Çon kërkesë zyrtare në Venecia

Manovra e Metës për të bllokuar Kodin e ri: Çon

Presidenti Ilir Meta, duket se është menduar mirë dhe me kujdes në manovrën e tij në limitet e kohës kushtetuese për të rikthyer në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor që heq koalicionin-tren dhe vendos listat e Hapura.

Ilir Meta bën të ditur se i është drejtuar Komisionit të Venecias për një opinion të specializuar për këtë çështje dhe mazhoranca sipas tij nuk do të duhet të marrë asnjë vendim derisa të vijë opinioni i Venecias.

Një procedurë që zgjat më shumë se dy muaj dhe deri atëherë mbahen peng zgjedhjet e komisioneve dhe strukturave të administrimit zgjedhor. Këtu mund të vijë një tjetër skenar që parashikon shtyrjen e zgjedhjeve, gjë që skadon afatin e punës së Kuvendit dhe të qeverisë.

Manovra e Metës është mjaft e studiuar dhe nuk mund të kalohet letësisht nga mazhoranca. “Nëse mazhoranca qeverisëse do të kishte një vullnet të sinqertë për të realizuar një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe standardeve ndërkombëtare, do të duhej që gjatë shqyrtimit në Komisionin e Reformës Zgjedhore, pse jo dhe pas konstituimit të Këshillit Politik, t`i ishte drejtuar si OSBE/ODIHR, ashtu dhe Komisionit të Venecias për marrjen e një opinioni për të gjithë masat shtesë që ajo (mazhoranca) dëshironte të realizonte në rregullat zgjedhore. Ky veprim nuk u krye, duke mos respektuar as kërkesat e shprehura të Opozitës së Bashkuar.

Pikërisht për këto arsye, që konstatojnë faktin se këto  ndryshime të shpejta, të padialoguara dhe të pa dakordësuara, vetëm pak muaj para datës së  zgjedhjeve, cenojnë jo një, por disa parime dhe të drejta kushtetuese, ashtu si dhe standardet, angazhimet dhe praktikën e mirë zgjedhore europiane; në mungesë të Gjykatës Kushtetuese funksionale; dhe në respektim të kërkesës zyrtare që më është paraqitur nga Kryetari i Opozitës së Bashkuar për marrjen e një opinioni pranë Komisionit të Venecias, si President i Republikës, në datën 21 tetor 2020, i jam drejtuar me një kërkesë urgjente Komisionit Europian për Demokraci përmes Ligjit (Komisionit të Venecias) për një opinion të specializuar dhe objektiv mbi këtë proces”, shkruan Meta në fund të matertialit të tij të gjatë prej 81 faqesh./GazetaShqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore