Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Malet me plehra në Kavajë/ Integrated Energy i përgjigjet Kralit: Të keqardhur nga reagimi i tij, ja si qëndron e vërteta

Malet me plehra në Kavajë/ Integrated Energy i përgjigjet Kralit:

“Integrated Energy BV SPV”shpk ka reaguar ndaj deklaratës së kryebashkiakut të Kavajës, Redian Krali, i cili akuzon pikërisht këtë kompani për trajtimin e mbetjeve në këtë qytet.

Sipas kompanisë faji për mos trajtimin e mbetjeve urbane nuk është i saj, por i pengesave të nxjerra nga kryebashkiaku Krali, i cili nuk deklaron në mënyrë të saktë sasinë e mbeturinave që duhet të depozitohen në impiantin e ngritur në Sharrë.

“Nuk është hera e parë që Zona e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë ndeshet me problematikën e mosdeklarimit të saktë të sasive të mbetjeve që vijnë për depozitim nga bashkitë e qarkut Tiranë. Ne si shoqëri, jemi të gatshëm të vijmë në ndihmë, të bashkëpunojmë, të ofrojmë shërbim, por duke gjetur mënyrën më të  mirë për ti dhënë zgjidhje trajtimit të mbetjeve sipas të gjitha standardeve të përcaktuara nga BE. Jemi  të keqardhur kur dëgjojmë deklarata të tilla, apo thirrje publike për “hapjen e traut” nga kryetari i Bashkisë së Kavajës  zoti Redjan  Krali, të cilin e inkurajojmë të mbajë përgjegjësitë dhe të respektojë rregullat dhe ligjet për një  mbarëvajtje korrekte midis Palëve”, thuhet në deklaratën zyrtare të “Integrated Energy BV SPV”shpk .

Gjithashtu theksohet se nga ana tjetër këto deklarime janë të nevojshme  për ecurinë e marrëdhënies kontraktuale ndërmjet palëve. “Pikërisht mosdeklarimi nga ana e Bashkisë Kavajë  i sasive të depozitimit për mbetjet e gjeneruara nga territori i Bashkisë Kavajë, të cilat do depozitoheshin pranë Z.T.M.T krijoi këtë pengesë që sipas kryetarit të kësaj bashkie zotit Krali, ishte faji  i shoqërisë dhe jo i Bashkisë”, thuhet më tej.

Kompania shprehet se “Ne si shoqëri koncesionare, mbajmë përgjegjësi të plotë për sasitë dhe tipologjinë e mbetjeve në bazë të kontratës së koncesionit dhe ligjeve në fuqi dhe për këtë shkak e kemi të pamundur “të hapim dhe të mbyllim traun” sipas dëshirës dhe në kundërshtim me ligjin. Jemi të vendosur të mos cënojmë asnjë kriter dhe standard të BE mbi të cilat Zona më e madhe e Trajtimit të Mbetjeve në vend operon”.

Deklarata e plotë

Jemi njohur me deklaratën e ditës së sotme dhënë në media nga Kryetari i  Bashkisë Kavajë, në lidhje me problematikën e depozitimit të mbetjeve të territorit të Bashkisë Kavajë.

Të gjendur përballë këtij fakti jemi të detyruar të përgënjeshtrojmë dhe të informojmë në lidhje me këtë problematikë, për shkak të transparencës kundrejt opinionit publik.

Në datën 15.06.2021 është lidhur një akt-marrëveshje depozitimi ndërmjet Bashkisë Kavajë dhe “Integrated Energy BV SPV” shpk. Përveç akt-marrëveshjes së depozitimit nga ana e shoqërisë është kërkuar edhe dokumentacioni plotësues në lidhje me procedurat e depozitimit që ndjek shoqëria. Një kusht themelor në aktivitetin e shoqërisë tonë, e cila operon në  Zonën e Trajtmit të Mbetjeve Tiranë (Z.T.M.T) sipas të gjitha standarteve të BE. Nga ana e saj Bashkia Kavajë nuk  plotësoi dokumentacionin e kërkuar dhe mbajti atë  peng, duke refuzuar të deklarojë sasinë e saktë të mbetjeve që gjeneron kjo bashki në ditë. Nga ana tjetër këto deklarime janë të nevojshme  për ecurinë e marrëdhënies kontraktuale ndërmjet palëve. Pikërisht mosdeklarimi nga ana e Bashkisë Kavajë  i sasive të depozitimit për mbetjet e gjeneruara nga territori i Bashkisë Kavajë, të cilat do depozitoheshin pranë Z.T.M.T krijoi këtë pengesë që sipas kryetarit të kësaj bashkie zotit Krali, ishte faji  i shoqerisë dhe jo i Bashkisë.

Sot ne takimin e Kryetarit të Bashkisë Kavajë me Administratoren e shoqërisë u krye edhe finalizimi i procedurës në lidhje me plotësimin e dokumentacionit nga ana e Bashkisë Kavajë. Nga dita e sotme Zona e Trajtimit të Mbetjeve ka pritur depozitimet e mbetjeve të ardhura nga territori i kësaj Bashkie.

Nuk është hera e parë që Zona e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë ndeshet me problematikën e mosdeklarimit të saktë të sasive të mbetjeve që vijnë për depozitim nga bashkitë e qarkut Tiranë. Ne si shoqëri, jemi të gatshëm të vijmë në ndihmë, të bashkëpunojmë, të ofrojmë shërbim, por duke gjetur mënyrën më të  mirë për ti dhënë zgjidhje trajtimit të mbetjeve sipas të gjitha standarteve të përcaktuara nga BE.

Jemi  të keqardhur kur dëgjojmë deklarata të tilla, apo thirrje publike për “hapjen e traut” nga kryetari i Bashkisë së Kavajës  zoti Redjan  Krali, të cilin e inkurajojmë të mbajë përgjegjësitë dhe të respektojë rregullat dhe ligjet për një  mbarëvajtje korrekte midis Palëve.

Ne si shoqëri koncesionare, mbajmë përgjegjësi të plotë për sasitë dhe tipologjinë e mbetjeve në bazë të kontratës së koncesionit dhe ligjeve në fuqi dhe për këtë shkak e kemi të pamundur “të hapim dhe të mbyllim traun” sipas dëshirës dhe në kundërshtim me ligjin.

Jemi të vendosur të mos cënojmë asnjë kriter dhe standart të BE mbi të cilat Zona më e madhe e Trajtimit të Mbetjeve në vend operon.

“Integrated Energy BV SPV” shpk

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore