Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vijojnë skandalet/ Shkëlzen Berisha dha apartamentin e tij me qira 4 mijë €/muaj, vetë mori vilë në Farkë e zyrë për 1.4 mijë €/muaj

Vijojnë skandalet/ Shkëlzen Berisha dha apartamentin e tij me qira 4

Përpos klientëve të aktivitetit si sekser, kredisë 1.8 milionë euro për të blerë disa prona pranë Gërdecit dhe burimit të 1.9 milionë eurove për të blerë disa impiante dhe makineri për kompaninë e tij ‘Logal’ në vitin 2018, një tjetër dyshim ngrihet mbi mënyrën se si është pasuruar Shkëlzen Berisha.

Në vitin 2013, Shkëlzeni deklaron blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 198 m2, së bashku me një parking, tek ETC në Tiranë, me vlerë 346 mijë euro. Për të blerë këtë apartament, i biri i Sali Berishës thotë se ka marrë një kredi 277 mijë euro me interes 6.5 % si dhe 69 mijë euro i ka paguar përmes një llogarie private të tij.

Kredinë 277 mijë euro, Shkëlzeni e shleu në 2 shkurt të vitit 2016, pra në më pak 3 vjet. Ndërkaq, Shkëlzen Berisha, deklaron se apartamentin në katin e 9 tek ETC, e ka dhënë me qira për 4 mijë euro në muaj. Gjatë vitit 2013 deklaron 31 mijë euro të ardhura nga qiraja.

Në vitin 2014 deklaron 55 mijë euro të ardhura nga qiraja si dhe vitin 2015 47 mijë euro. Në një kohë kur apartamentin 198 m2 thotë se ka dhënë me qira 4 mijë euro në muaj, vetë Shkëlzeni deklaron se ka marrë një zyrë me qira për 400 euro në muaj. Po ashtu, Shkëlzen Berisha deklaron se ka marrë një shtëpi në Farkë për 1 mijë euro qira në muaj.

Pra, për zyrën e tij bashkë me shtëpinë paguan 1.4 mijë euro në muaj, ndërsa apartamentin pretendon se ka lënë me qira për 4 mijë euro në muaj, një shifër jashtë realitetit. 7 vite më vonë, sot, banesat më të shtrenjta në Tiranë, konkretisht për një vilë në kompleksin ‘Long Hill’, qiraja varion nga 2 mijë deri në 3 mijë euro. Vetë Shkëlzeni e tregon këtë, pasi ka marrë një vilë me qira në Farkë për 1 mijë euro në muaj.

Ndërkaq, në deklaratën e pasurisë për vitin 2016, Shkëlzen Berisha deklaron se në 9 dhjetor të vitit 2015 ka shitur një pasuri të paluajtshme për 600 mijë euro. Në dokumentin e pasurisë nuk jepet asnjë e dhënë se çfarë pasurie të paluajtshme me vlerë më shumë se një gjysmë milionë euro posedonte Shkëlzen Berisha, por Shqiptarja.com mëson se bëhet fjalë pikërisht për apartamentin tek ETC. Siç konfirmon kjo kontratë, Shkëlzen Berisha, apartamentin dhe një garazh që i kishte blerë në 2013 për 346 mijë euro tek ETC, ia shet Myftar Lumeshit për 600 mijë euro.

Lumeshi, i lindur në Tropojë, është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000, ndërsa Sali Berisha e mbante afër si mburojë në PD. Lumeshi është përmendur nga socialistë edhe për biznesin e tij të dyshimtë në lojërat e fatit. Lumeshi është emri i dytë i zbuluar si klient i Shkëlzenit në shitblerjen e pasurive të paluajtshme. Një tjetër klient i Shkëlzenit ishte biznesmeni pranë PD, Ilir Karçini, i dënuar pasi kishte porositur killerin, Julian Sinani, për të vrarë biznesmenin tjetër Piro Bare. (shqiptarja.com)

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore