Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Mafiozët e "shkollës së vjetër"/ Shqiptari John Alite: Gangsterët e sotëm budallenj, kërcënojnë në rrjete sociale e postojnë foto

Mafiozët e "shkollës së vjetër"/ Shqiptari John

Në ditët kur mafiozit me origjinë shqiptare, John Alite, ia kishin të gjithë frikën në Nju Jork, kërcënimet bëheshin me thika, plumba ose shkopa bejsbolli. Por a ndodhte që një mafioz që kishte respekt maksimal për veten t’i bënte dikujt një ofertë që nuk mund ta refuzonte përmes mesazheve? Sigurisht që jo.

“Çdokush që dërgon mesazhe të këtij lloji me celular apo me rrjete sociale, nuk ia ka haberin se çdo të thotë të jesh gangster,” ironizon 59-vjeçari shqiptar Alite, duke folur për mediat britanike.

“Është veprim i turpshëm. Të gjithë mund të bëjnë të fortin në telefon. Nuk e paralajmëron dot dikë kur je gati të shkaktosh dhunë ekstreme”.

Ankesa e Alite është një vajtim mes mafiozëve të “shkollës së vjetër” të Nju Jrokut, të cilët po u bëjnë thirrje të rinjve të sotëm që të heqin dorë nga përdorja e telefonave dhe rrjeteve sociale.

Një padi federale e muajti të kaluar zbuloi një të ri të kërcënonte një zyrtar të sindikatës përmes një teksti në rrjetet sociale duke shkruar: “Kjo është hera e dytë që të shkruaj, nuk do të ketë një herë të tretë”.

Kërcënimi përfundoi në duart e policisë, gjë që i ndihmoi për të arrestuar 16 anëtarë të familjes së krimit Colombo, përfshirë edhe kapon e vjetër Andre Russo, 87 vjeç, të cilët janë të gjithë në pritje të gjyqit.

Për Anthony Russo, një ish-kapo i familjes Colombo dikur, “gangsterët janë zbutur”. “Nëse do të bësh diçka, mund të trokasësh në derën e FBI-së dhe t’u thuash se çfarë do të bësh, përpara se ta bësh,” thotë me ironi 60-vjeçari.

“Atëherë nuk flisnim në telefon ose t’i shkruanim dikujt diçka por shkonim ta bënim atë që donim direkt, por këta djemtë e rinj mendojnë se janë më të zgjuar se të vjetërit, ata mendojnë se janë më të zgjuar se të gjithë,” thotë ai.

Ish-grupet e Russo-s, nga klani i famshëm i Colombo-ve, një nga 5 familjet që përbënin mafian italo-amerikane të Nju Jorkut, akuzohet për zhvatje, mashtrim e trafik droge.

Prokurorët thonë se ata terrorizuan zyrtarët për të lidhur kontrata me miqtë e tyre mafiozë dhe plaçkitën para nga fondi fitimprurës i kujdesit shëndetësor i sindikatës.

"Unë do ta vë atë në tokë para gruas dhe fëmijëve të tij," Vincent Ricciardo, një mafioz 75-vjeçar me nofkën Vinny Unions, u dëgjua duke thënë për një viktimë të mundshme në një regjistrim të FBI-së.

Ekspertët e mafias thonë se përfshirja personale e veteranëve të moshuar si Ricciardo dhe Andrew Russo në punën e përditshme të mafies nxjerr zbuluar mungesën e besimit të tyre në brezin e ri.

Dhe me një arsye të mirë: këshilltari i fundit që do të përballet me arrestimin, 66-vjeçari i familjes Colombo, Ralph DiMatteo, u detyrua të dorëzohej pasi djali i tij postoi në Twitter një fotografi të tij duke pushuar në një pishinë në Florida.

'Sa budalla je? Ti e di që babai jot është në arrati dhe po poston fotografi në internet. Babai i tij duhet t'i thyejë këmbët, "shton Russo, i cili u burgos për 35 muaj./Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore