Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Macron plan të ri për Kosovën? Me Veriun si autonomi, fut në lojë Greqinë, Vuçiç irritohet me Athinën

Macron plan të ri për Kosovën? Me Veriun si autonomi, fut në

Në mediat serbe po qarkullon një plan i pagëzuar si një propozim i presidentit francez Emmanuel Macron për Kosovën.

Marrëveshja nuk parashikon për momentin njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia, ndërsa propozohet se do të ketë krijimin e një autonomisë së komunave serbe në Kosovë. Gjithashtu parashikohet t’i jepet një status i veçantë kishës serbe në Kosovë. Por në lojë mësohet se është futur edhe Greqia, shteti i cili mund të njohë Kosovën si të pavarur, ndërsa si joshje është opsion i liberalizimit të vizave me BE.

Njohja e Kosovës nga Greqia duket se ka irrituar presidentin Serb, Vuçiç, i cili ka folur dy herë për mediat serbe, si dhe pas takimit me kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Siç tha Vuçiç, do të ketë konsultime të mëdha dhe të rëndësishme në Beograd dhe më pas ai pret që dialogu të vazhdojë në Bruksel. I pyetur në lidhje me pretendimet se Franca mund të propozonte një marrëveshje të përkohshme, sipas së cilës veriu i Kosovës do të merrte autonomi, dhe Kisha Ortodokse Serbe një status i veçantë, në këmbim të njohjes së Greqisë dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, Vuçiç tha: “Ne mund të flasim për të në ditët në vijim. Unë nuk do të flisja paraprakisht para se të jemi të sigurt se çfarë ka në tryezë”.

Presidenti serb, sipas B92, shtoi se  kishte disa ndryshime në marrëdhëniet (midis Athinës dhe Prishtinës). "Unë pres të shoh, pasi që ka pasur disa ndryshime në marrëdhëniet, pavarësisht nëse është thjesht një zyrë tregtare ose ka një “pikë interesi” midis Prishtinës dhe Athinës. Ne do të shohim se si do të shkojë, kështu që do të informojmë publikun”, tha Vuçiç. Në spekulimet se Greqia mund ta njohë Kosovën, ai thotë se Greqia na siguron se nuk do ta bëjë atë. Por pas takimit me me kryepeshkopin serb, Vuçiç është shfaqur disi i irrituar për faktin se Greqia po kërkon të çojë në një nivel tjetër marrëdhëniet me Kosovën.

Macron plan të ri për Kosovën? Me Veriun si autonomi, fut në

“Të premten zyrtarisht jemi njoftuar se do t’i avancojnë raportet e tyre me Prishtinën, në nivel të drejtorëve politikë, që është niveli më i lartë i mundshëm deri në nivelin e ministrit”, ka sqaruar Vuçiç.

Presidenti serb shtoi se do ta lusë Greqinë që kjo mos të ndodhë, sepse hapi i ardhshëm është njohja e pavarësisë. “Ata na sigurojnë se ata nuk do ta njohin Kosovën dhe këto akuza që kemi dëgjuar sigurisht nuk janë lajmi më i mirë për ne. Ne do të shohim, ne do të informojmë publikun për këtë," vuri në dukje Vuçiç.

Deri tani nuk ka ndonjë gjë zyrtare mbi plan që Macron i paska propozuar Brukselit, Prishtinës dhe Beogradit. Ndërsa kjo më tepër mund të jetë edhe ndonjë sajesë e mediave serbe, si një përpjekje për zbutur disa aksionin diplomatik, ku Greqia mund të njohë Kosovën. Në qershor pritet dhe një vizitë zyrtare e kryediplomatit grek Dendias në Prishtinë. Greqia është një nga vendet e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore