Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Lule në vendin ku u copëtua 7- vjeçarja në Himarë, rrobat e familjarëve ende mbi shezlong! Braktiset plazhi i Potamit

Lule në vendin ku u copëtua 7- vjeçarja në Himarë,

Gjithçka la pas tragjedia e Himarës janë disa lule në vendin ku u vra e mitura dhe sendet personale të prindëve ende në shezlongë.

Plazhi i Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Joanda Avdia, pasi u përplas për vdekje nga një gomone me drejtues Arjan Tase, teksa po lahej në det, sot është braktisur nga pushuesit. 

Fotot nga plazhi i braktisur mëngjesin e sotëm, i ka publikuar në Facebook, gazetarja Esmeralda Keta, e cila përshkruan edhe panoramën, që la pas ngjarja tragjike e një dite më parë.

‘Mëngjes i trishtë sot në Potam... Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur... Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t'u krijojmë një vend të sigurte. Sot të gjithë jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll.’- shkruan gazetarja.