Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Lufta”për Shkodrën, Rama pas debatit me kryebashkiaken Ademi hap tender 2 miliardë lekë për hyrjen e qytetit

“Lufta”për Shkodrën, Rama pas debatit me kryebashkiaken

Qyteti i Shkodrës ka qenë “pika e dobët” e kryeministrit Edi Rama, duke tentuar me çdo kusht që bastioni i demokratëve të drejtohet nga socialistët. Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale kanë pasur rritje për mazhorancën, por jo aq sa kandidatët e saj të jenë fitues apo të shumtë në numër.

Shpeshherë kryeministri Edi Rama ka ndërruar drejtuesit politikë në atë qark, ndërsa “zemërimi” më i madh ka qenë pikërisht në zgjedhjet lokale, kur kandidati i PS-së, Valdrin Pjetri rezultoi person me precedentë penalë të pa deklaruar.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, nuk kanë munguar replikat me kryetaren në detyrë të bashkisë, demokraten Voltana Ademin, e cila është e vetmja opozitare në pushtet prej më shumë se një viti. Rama ka thumbuar disa herë Ademin se nuk ka bërë investime në qytet, duke e kthyer krye qendrën e veriut në një qytet afrikan.

Jo më larg se disa ditë më parë, Rama do të deklaronte se hyrja e qytetit të Shkodrës ngjason me qytetet e Zimbabves. “… syri i saj të shqetësohet duke parë atë Zimbabve që ka lënë në hyrje” tha kryeministri, duke lënë edhe një mesazh të qartë edhe për stafin e tij. Dhe, duke qenë se aktualisht kemi hyrë në vitin elektoral, vëmendja e të gjithëve janë zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Për këtë arsye, Rama ka urdhëruar që të fillojnë direkt punimet për hyrjen e qytetit të Shkodrës. Kësaj herë jo si investim i Bashkisë, por i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Gazeta “Shqip” ka siguruar dokumentet e një tenderi që ka hapur FSHZH me objekt “rikualifikim urban i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe Parkut për pushuesit”.

Vlera e pritshme e kontratës është 189.166.666 lekë pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 12 muaj. Pra, nëse punimet ecin sipas kontratës, gjatë zgjedhjeve duhet të jenë bërë rreth 70% e punimeve, duke lënë një mesazh të qartë për Shkodrën.

“Lufta”për Shkodrën, Rama pas debatit me kryebashkiaken

Qeveria ka firmosur që të mbarojë unaza e qytetit dhe të bëhet hyrja, duke “kopjuar” në këtë mënyrë qytetin e tij të “preferuar”; Vlorën. Në këtë qytet, janë shpenzuar dhjetëra miliona euro, për hyrjen, bulevardin qendror, qendrën historike, rrugën e pyllit, apo edhe projektet për lungomaren. Dhe, të gjitha nga FSHZH, ndërkohë që bashkia ka mbushur vetëm disa gropa. Por, ndryshe nga Vlora, në Shkodër është investuar fare pak nga të dy pushtetet, ai lokal dhe qendror. Ndërkohë që vetëm muajt e fundit, janë hapur disa kantierë, si për t’u thënë shkodranëve se “ju kemi edhe ju!”.

Në dokumentet e tenderit thuhet se vendodhja e zonës së projektit është pjesa hyrëse e qytetit të Shkodrës, në zonën e ish-Pazarit të vjeter të qytetit, aktualisht një zonë e lënë në harresë.

“Lufta”për Shkodrën, Rama pas debatit me kryebashkiaken

“Toponimia e qytetit shtrihet në aq shtresa sa ç'është e gjurmueshme historia e rishtë e tij, duke pasur shtresëzime që dëshmojnë periudhën latine, sllave, osmane, mbivendosjet e emërtimeve nga regjimi komunist apo edhe toponime të reja”, thuhet në dokument.

Më tej thuhet se trotuaret e rrugës hyrëse nuk janë në gjendje optimale, ndërkohë që është kritikuar edhe bashkia e Shkodrës.

“Është bërë një investim kohët e fundit në gjelbërimin e trotuarëve me pemë bliri të cilët janë vënë në mënyrë jo të  menduar dhe rastësore. Megjithatë, pa u futur në detaje, ajo që vihet re nga projekti është se Shkodra do të ketë një hyrjë me dinjitoze.  Sa për “luftën” mazhorancë-opozitë, të fituar janë qytetarët, të cilët me këto “inate” shpresojnë që të ketë zgjedhje çdo vit që politika t’i kthejë sytë edhe nga ata.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore