Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Lufta për koalicionet” ku ndryshon formula e “trenit” me listën unike që vendosi Edi Rama

Lufta për koalicionet” ku ndryshon formula e “trenit” me

Përplasja mes mazhorancës dhe opozitës për çështjet e koalicioneve zgjedhore, duket se do të mbajë pezull çështjen e reformës zgjedhor edhe disa muaj deri në vjeshtë, kur të afrohet dita për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian.

Varianti aktual që propozon mazhoranca dhe ajo që kërkon të zbatojë opozita ndryshojnë  në thelb, pasi në rastin e parë, votat e dhëna për listën unike shpërndajnë mandatet në mënyrë proporcionale për çdo qark, sipas votave që subjekti zgjedhor ka marrë.

Ndërkaq, në variantin e dytë, llogaria është më e komplikuar.

Në qark paraqiten lista kandidatësh për çdo subjekt që përbëjnë  koalicionin, pra kemi disa lista kandidatësh, të cilët marrin vota, duke shfrytëzuar njohjen e lidhjet, e këto vota, në fund i shtohen “trenit” të koalicionit.

Kjo skemë është përdorur në zgjedhjet e vitit 2009, në zgjedhjet vendore të vitit 2011, në zgjedhjet e 2013-s, por u ndalua në zgjedhjet e vitit 2017.

Duke qenë se u bllokuan afatet ligjore si pasojë e çadrës së PD-së, partitë hynë të vetme në zgjedhje. Krahasuar me vitin 2013, LSI jo vetëm që nuk humbi vota por shtoi mandatet, duke kandiduar e vetme.

Megjithatë, problemi i LSI-së nëse kandidon në një listë unike me PD-në e bën Bashën realisht komandantin e saj, duke i hequr partisë së Metës, mundësinë për të manovruar.

Nga ana tjetër, edhe Basha, është i privuar nga votat klienteliste e “tribale” që mund të marrin kandidatët e listave të ndara, që më pas i bashkohen “trenit” të aleancës opozitare.

Në zgjedhjet parlamentare, nëse ka një frymë opozitare për të votuar kundër qeverisë, atëherë çështja e teknikalitetit të koalicioneve nuk se do të shërbente për gjë.

Madje nëse bëhet fjalë për frymë, votat do të ishin më mirë që mblidheshin nga një listë unike, pasi qartësisht do të përktheheshin si vullnet për rotacion.

Por nëse në fund, do të kemi një votim të polaarizuar sipas kampeve të ndara që ekzistojnë në militancat respektive, e ku rezultati mund të jetë aty-aty, për opozitën do të ishin të rëndësishme votat e “trenit” që marrin kandidatët e shumtë që mund të vihen në lista.

Një analogji për këtë situatë është viti 2009, kur Partia Socialiste doli parti e parë, por koalicioni i PD-së mori më shumë vota, si pasojë e trenit të madh me një numër më të madh partish se PD-ja.

Me këtë manovër, Berisha mori primatin për të krijuar qeverinë, ku kishte 4 deputetë më shumë se PS-ja. Megjithatë, fakt është se atëherë ndarja territorial ishte me komuna dhe në këtë aspekt, krerët e mbi 400 komunave mblidhnin votë sipas një tarafi tribal e klientelist.

Me rastin e 61 bashkive, situata është paksa më e ndryshme. Gjithsesi, në fund bëhet fjalë për një grusht votash që bëjnë diferencë të vogël, e jo një sinjal politik që të tregojë vullnetin për ndryshim.

I ashtuquajturi “tren” shërben ose për të bërë diferencën drejt një fitoreje plebishitare siç i duhej Edi Ramës në 2013, ku me LSI mori 84 deputetë, ose për të “shpëtuar lëkurën” nëse bëhet fjalë për barazim. Në fund, nëse ka vullnet popullor për ndryshim, nuk ka formulë që mund të shpëtojë askënd.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore