Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Lufta e parullave: Misteri i sloganeve të “fshehta” të PS, PD e LSI për 25 prillin

Lufta e parullave: Misteri i sloganeve të “fshehta” të PS,

Edhe pse është herët për të nisur ofensivën finale për të kapur elektoratin që e konsiderojnë si “target”, gjithsesi duket se partitë kryesore i kanë gjetur ata që në teorinë politike quhen si “flamuri” i betejës më të rëndësishme për një parti që janë zgjedhjet. Edhe pse nuk i kanë shpallur, si Rama, Basha apo Kryemadhi, duket se kanë nxjerrë në skenë për të mësuar veshin zgjedhësve që ata u drejtohen.

Ndoshta në fund bëhet vetëm modifikimi final. Rama edhe Kryemadhi duket se kanë bërë gati edhe logot përkatëse, ndërsa Basha ka dhënë një ide, por që duket se pjesën finale e ka lënë për surprizë.

Në takimin e zhvilluar dy ditë më parë në Tiranë, Kyreministri u shfaq në një podium, ku ishte ideuar një logo që duket se do të jetë pikërisht ideja dhe metafora politike e mazhorancës në zgjedhjet e 25 prillit.

Një ide që është prej kohësh sjellë si logjikë të një mandati të tretë, ku si arsye Rama e ka thënë disa herë se është “vijimi, apo përfundimi i punëve të nisura”. E kështu duket se parulla do të jetë “Rindërtojmë së Bashku”, me nëntitullin e vogël që është bërë e njohur që me rënien e tërmetit: “Ti nuk do të jesh vetëm”.

Lufta e parullave: Misteri i sloganeve të “fshehta” të PS,

Edhe narracioni politik i mazhorancës synon pikërisht të ngjisë konceptin e rindërtimit, jo vetëm të shtëpive të rrëzuara e të prishura nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe i rrrugëve e projekteve të tjera si Rrruga e Arbrit etj.

Lufta e parullave: Misteri i sloganeve të “fshehta” të PS,

LSI ka qenë e qartë prej kohësh e siç duket do të synojë me një metaforë populisto-nacionaliste e cila duket qartë sidomos në narracionin e Ilir Metës me heronj, dëshmorë, shpëtimin e atdheut etj. “Shqipëria, Shtëpia Juaj”, duket se do të jetë sllogani i LSI-së, i cili është ngjitur në pankartat e takimeve të Kryemadhit prej kohësh dhe të gjitha parrullat që dalin në takime, duket se janë variacion i kësaj teme kryesore.

Lufta e parullave: Misteri i sloganeve të “fshehta” të PS,

Ndërkaq, edhe Partia Demokratike, duket se metaforën politike të 25 prillit do ta ketë me Shqipëri brenda, por ende nuk po e tregon versionin final.

Në cover-at e Lulzim Bashës shkruhet “Rrugëtimi i Përbashkët”, “Plani i Rimëkëmbjes” etj, por deri tani po mbahet “sekret” tema ku do të synojë stafi i PR-së së opozitës që të dalë para publikut.

Kjo pasi PD ka edhe peshën më të madhe para zgjedhësve për të bindur një elektorat gri që të rikuperojë votat që të mundur mazhorancën.

Nga ana tjetër, do të duhet të bëjë diferencën me LSI-në nëse kjo e fundit del me një koalicion të vetin më 25 prill, ndaj dhe i ka lënë gjërat për më vonë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore