
Lufta brenda llojit dhe protesta e mesditës/ Berisha kërkon ta nxjerr nga zyra, Basha e pret me dyer të blinduara
Për Partisë Demokratike të Sali Berishës sot është ditë e madhe, 8 Janari I protestës së largimit të Bashës dhe rikthimit të identitetetit të PD.
Por si do të jetë ky 8 Janar për Partinë Demokratike të kreut aktual Lulzim Bashës?
Siç është bërë me dije ditën e djeshme nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi se do të jetë një ditë e zakonshme pune për të gjithë funksionarët e kësaj partie.
Nga ana tjetër të gjithë Demokratët do të jenë sot para një tjetër prove të prodhuar nga përplasja brenda radhëve të tyre. Kësaj here ish-lideri i saj historik Sali Berisha ka paralajmëruar se do të nxjerrë kreun aktual Lulzim Basha nga selia për shkak se pretendon se e ka shkarkuar nga detyra në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Kujtojmë se protesta është njoftuar të nisë në orën 12:00 para selisë së Partisë Demokratike. Kjo e fundit prej disa ditësh qëndron e mbyllur pasi demokratët pretendojnë se në ambientet e saj po kryhen restaurime. Kjo është përkthyer ndryshe nga kampi tjetër, sipas të cilëve Basha ka blinduar dyert për t’i penguar të futen në godinë.
Berisha tha dje se ka prova se selia e Partisë Demokratike nuk do të dorëzohet pa u derdhur gjak. Berisha u shpreh se disa prej zëdhënësve më të afërt të kryedemokratit Lulzim Basha janë ata që e kanë bërë këtë paralajmërim.
Teksa nga ana tjetër Basha u shpreh se lëvizja e Berishës gjatë këtyre muajve ka shërbyer për të devijuar nga beteja e opozitës dhe i ka dhënë oksigjen Edi Ramës. Basha tha se e ndjen detyrim ndaj demokratëve t’ua thotë se Berisha i ka mashtruar, duke bërë edhe renditjen e disa elementëve, sipas tij./ Gazeta Shqip









Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E përplasi mbrëmë 29-vjeçarja në Tiranë, ndërron jetë në spital 60-vjeça...
Historia e plotë >
Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë, kryeson Europën Juglindore me 75%

Temperatura në rritje/ Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar nga dielli këtë verë

19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë
Aktualitet




