Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Londra e refuzoi njëherë ekstradimin e Becchetti-t / Për çfarë akuzohet nga Shqipëria biznesmeni italian

Londra e refuzoi njëherë ekstradimin e Becchetti-t / Për

Kur rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen “Becchetti”, Kryeministri Edi Rama tha mes rreshtave se biznesmeni italian i ka ende hesapet e hapura me drejtësinë shqiptare, sepse ishte i shpallur në kërkim nga prokuroria jonë.

Ndaj Becchetti-t ka një hetim penal nga drejtësia shqiptare të nisur që në vitin 2015 me akuzën e shmangies së taksave dhe pastrimit të parave me një dëm që përllogaritet prej miliona euro, sipas akuzës. Akuza është ngritur me veprimtari që nuk lidhen me veprimtarinë e tij si pronar i “Agon Channel”, por si biznesmen që kishte fituar që në vitin 1997 tenderin për ndërtimin e Hidrocentralit të Kalivaçit. Por projekti nuk u finalizua asnjëherë, edhe pse afati i tij u shty tri herë.

Në 2015-n, kompania italiane e paditi qeverinë shqiptare në Arbitrazh me pretendimin se faji për mosndërtimin e hidrocentralit është i shtetit shqiptar, ndërkohë që qeveria u mbrojt duke thënë se faji është i kompanisë, e cila për 20 vite, jo vetëm që nuk e përfundoi hidrocentralin, por ka kryer vetëm punime minimale. Gjyqi u mbyll në favor të shtetit shqiptar në fillim të 2018-s.

Nga Prokuroria shqiptare, Becchetti akuzohet se ka përdorur këtë tender për shmangie taksash e deri tek ngritja e një skeme mashtrimi me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Becchetti deklaronte përmes një rrjeti kompanive punë fiktive në Hidrocentralin e Kalivaçit nga kompani të ndryshme, por që zotëroheshin të gjitha prej tij. E thënë më thjesht, Becchetti deklaronte në shtet pagesa që i kishte bërë vetvetes.

Më pas, me faturat e kostove të këtyre punëve, që ishin kryer vetëm në letër, aplikonte për rimbursim TVSh-je, duke përfituar nga legjislacioni në fuqi dhe nga paaftësia e korrupsioni i strukturave verifikuese shtetërore për të ndjekur në terren nëse punimet e deklaruara ishin realizuar vërtet, apo jo.

Megjithatë, sfida për Shqipërinë do të jetë ekstradimi i tij. Në korrik të 2016-s, kërkesa e Shqipërisë për ekstradimin e tij u shqyrtua nga një Gjykatë e Londrës, ku biznesmeni italian qëndronte në ato kohë si pronar i një klubi futbolli.

Gjykata e rrëzoi kërkesën, pasi siç tha u bind nga avokatët e Becchetti-t që thanë gjatë procesit gjyqësor se pas kërkesës së Shqipërisë për ekstradim ishin motive politike dhe se “Qeveria shqiptare kërkon të hakmerret ndaj tij” për shkak se ishte pronar i një televizioni opozitar.

Becchetti i mohon akuzat duke deklaruar se autoritetet shqiptare se nuk asnjë provë kundër tij. Pas vendimit të Gjykatë së Londrës në atë kohë, biznesmeni italian deklaroi se gjykatësja e çështjes konstatoi që Shqipëria ka dezinformuar gjykatën.

Beteja tjetër me biznesmenin italian lidhet me mbylljen e televizionit Agon Channel, në tetor të 2015-s. Për këtë mbyllje, biznesmeni italian ka paditur shqiptarinë në Arbitrazhin e Uashingtonit, që i ka dhënë të drejtë duke e gjobitur Shqipërinë me të paktën 100 milionë dollarë.

Ka raportime se Becchetti ka nisur të mbledhë gjobën e vendosur përmes proceseve gjyqësore në vende të ndryshme të Europës, ku kërkon sekuestrimin e aseteve të shtetit shqiptar, megjithatë Qeveria thotë se beteja ligjore me të nuk ka përfunduar ende dhe për këtë arsye nuk mund të ketë një komision hetimor parlamentar për këtë çështje./Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore