Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Loja e pakuptimtë e Bashës me aleatët e vegjël

Loja e pakuptimtë e Bashës me aleatët e vegjël

Ka prej ditësh që i vetmi zë që flet nga krerët e partive aleate të së djathtësh është Fatmir Mediu. Si parti e vjetër tradicionale që ka qenë në aleancë me PD-në ai kërkon të marrë më shumë se vetja e vet në listat fituese apo edhe më poshtë në propozimet e PD-së.

Të tjerët janë shuar. Nard Ndoka tha se do të kandidojë në listën fituese në Shkodër, Dashamir Shehu tha se do të jetë në listën e Tiranës, Agron Duka shpreson se Basha do ta kandidojë këtë herë në listën fituese të Durrësit dhe Vangjel Dule, duket se ka marrë premtimin se do të jetë në listën e qarkut të Korçës, pasi në Vlorë nuk e qas Bujar Leskaj.

Pikërisht “qetësimi” i aleatëve të vegjël nga kandidimi, duket se ka spostuar një zhurmë që nisi në ditët e fundit të vitit të shkuar edhe në ditët e para të janarit nga partitë e vogla. Por, logjika e kësaj qetësie duket se nuk ka sens politik, ngaqë politika që kanë bërë gjithë këto 4 vite pro Bashës ka qenë thjesht “sistemimi” i tyre në listat fituese.

Nëse ka qenë kështu, thjesht si Ndoka, si Duka, si Dule, apo edhe Shehi mund të bëheshin pjesë e strukturave organizative të PD-së dhe njerëzit e tyre t’i shkrinin në selinë blu.

Në të gjithë aksionin politik nga 2017, aleatët e Bashës nuk kanë pasur asnjë qëndrim ndryshe për djegien e mandateve, bojkotimin e zgjedhjeve lokale, reformën zgjedhore etj, përveç duhet thënë Fatmir Mediut.

Edhe pse Partia Republikane ka qenë në pozicione mjaft të afërta me PD-në historikisht, Mediu nuk ka përkrahur djegien e mandateve, madje u fol se ai vetë nuk do e dorëzonte. E bëri pikërisht si gjest luajaliteti ndaj Bashës, por asnjëherë edhe në publik nuk e përkrahu. Të njëjtën gjë bëri edhe me zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Kurse të tjerët kanë qenë thjesht emra për të shkuar në karriget e paneleve të darkës.

E vetmja forcë që ka më qartësi është LSI-ja, e cila ka treguar se është e zonja t’i imponojë PD-së axhendën e vet, por edhe të marrë vendime që të dalë me listën e saj në zgjedhje, çka në fund të fundit edhe tregon se ka elektoratin e saj.

Aleatët e tjerë, e kanë humbur statusin e të qenurit të tillë, edhe sikur të konfirmohen deputetë në 15 prill. Ata do të jenë thjesht pjesë të grupit të “këshilltarëve” të Lulzim Bashës. Po nëse humb Basha zgjedhjet parlamentare? Apo siç kanë bërë gjithmonë, kthejmë xhaketën nga fryn era./ GazetaShqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore