Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Listat e hapura, një mashtrim/ Skema përjashton zgjedhjen direkt të 140 deputetëve nga populli

Listat e hapura, një mashtrim/ Skema përjashton zgjedhjen direkt

Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli për Legjislacionin miratoi sot ndryshimet kushtetuese, përkundër qëndrimeve të opozitës jashtë parlamentare dhe thirrjes së ndërkombëtarëve për t’iu përmbajtur marrëveshjes së 5 qershorit.

Pas miratimi të ndryshimeve, PD dhe aleatët e saj të koalicionit opozitar mbajtën menjëherë një deklaratë ku dolën kundër këtyre ndryshimeve dhe se paralajmëroi se faturën për një ndryshim të njëanshëm duhet ta mbajë kryeministri Rama.

“Çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njëanshme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve, është dëshmi e fundit të tij të pashmangshëm. Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinzar që, për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit europian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit”, thuhet në deklaratën e opozitës.

Për PD-në, Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor.

Ndërkaq opozita parlamentare po trumbeton me forcë se ka arritur hapjen e listave, por me ndryshimin e ofruar dhe me sistemin e miratuar nga mazhoranca nuk realizohet si një proces i plotë. Sistemi proporcional rajonal i miratuar përjashton të drejtën që sistemi i listave të hapura të miratohet në masën 100 përqind.

Në draftin e miratuar përcaktohet se listat e hapura shtrihen vetëm për 2/3 e listave, ndërkohë që 1/3 e listës caktohet në mënyrë të pandryshueshme nga partia.

“Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore” - thuhet në draftin e miratuar.

Kjo nënkupton që nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëherë 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, (pra lista gati fituese është e mbyllur), ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim.

Pra, nëse një parti politike fiton 15 mandate në Tiranë, atëherë 11 janë në listat e mbyllura të partisë dhe të caktuar prej saj dhe vetëm 4 deputetë mund të zgjidhen nga qytetarët. Praktikisht pjesën fituese të listës e cakton partia dhe jo qytetarët. Opozita parlamentare duhet të ketë marrë garanci për pragun elektoral nga socialistët që dha votën pro me këtë ndryshim për listat e hapura, pasi në të kundërt nisma e kauza e tyre për këto lista sfumohet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore