Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Listat e hapura duhet të jenë kombëtare, jo rajonale!

Listat e hapura duhet të jenë kombëtare, jo rajonale!

Një akt më shumë propagandistik sesa thelbësor ka kaluar sot në një trupë parlamentare, duke çuar në seancë të ashtuquajturat listat e hapura.

Përveç aspektit të paqartë të konkretizimit të këtij aspekti në zgjedhjet e ardhshme, ekzistojnë edhe dilema të tjera, siç janë sesi këto lista të hapura do të konkretizohen në terren.

Si lista kombëtare apo rajonale? Nëse do të jenë të parat, atëherë është mundësia që të ofrohet një propozim gjithëpërfshirës figurash që mund të përfaqësojnë vlera të ndryshme.

Kurse në rastin e listave rajonale, ka shumë gjasa që të katandisemi sërish në llumin e njohur, ku emra me lidhje tribal të konkurrojnë sërish, vetëm pasi kanë domene në fshatra apo qyteza të ndryshme, për të kapur kufirin e duhur për deputet.

Kështu nëse në Tiranë duhen 20 mijë vota për të marrë mandatin, në Kukës duhen disa herë më pak, ashtu edhe në qarkun Shkodër, Berat apo qarqe të tjerë.

Precedentët tregojnë se 4 vite më parë, Mark Frroku, një person që kishte dënim nga një vend i BE-së për krim të rëndë, u zgjodh në Pukë, pasi arriti të marrë votat e një zone me problem ekonomike dhe që e njihnin njëri-tjetrin.

Si ky ka edhe shumë e shumë raste të tjera që kanë qenë objekt ligjit të dekriminalizimit dhe që janë larguar nga skena e politikës shqiptare.

Listat rajonale, nëse janë të hapura, janë shumë më keq sesa propozimet politike të subjekteve zgjedhore. Kjo pasi do t’i detyrojë partitë jo të hapin forcën politike drejt një propozimi që vjen nga shoqëria civile, qarqet akademike apo edhe nga grupe të tjera në territor, por tek njerëzit që arrijnë në një kohë të shpejtë të krijojnë një lobim tribal.

Lefter Maliqi, për shembull në Berat është shembull i mbijetesës politike në bazë të aleancave lokale: e ka nisur me PS-në, shkoj me LSI-në, vijoj me PD-në dhe më pas u kthye prapë me PS-në për t’u bashkuar në zgjedhjet e ardhshme me një parti tjetër politike.

Këta deputetë nuk erdhën rastësisht, por janë produkt i aleancave lokale, madje me lista të hapura ata bëhen, jo vetëm krerë listash, por mund të marrin në dorë edhe drejtimin e degëve të partive politike, që e kondicionojnë nëpërmjet votave. Dhe kjo ka ndodhur me lista të mbyllura, me të hapura  lokale apo rajonale mund të shtojnë emrat e të fortëve, apo të njerëzve me influencë në Parlamentin shqiptar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore