Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Listat e hapura dhe ndalimi i koalicioneve, mbeten në “hava”, po nuk u ndryshua Kodi Zgjedhor

Listat e hapura dhe ndalimi i koalicioneve, mbeten në “hava”,

Këshilli i Legjislacionit ka miratuar dy ndryshime kushtetuese, ku flitet për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve, por nuk përcaktohet në mënyrë precize në amendamente.

Sipas asaj që u lexua nga drejtuesja e seancës online të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar të Ligjeve, asnjëri nga nenet nuk i ka të përfshirë anulimin e koalicioneve, apo listat e hapura.

Kështu  pragu elektoral kombëtar theksohet se vendoset në Kodin Zgjedhor. Në amendament, në lidhje me listat e hapura theksohet se “zgjedhësit gëzojnë të drejtë para pëlqyese për kandidatët”, por vetëm kaq, nuk ka gjë me paracaktim dhe sesi do të vendoset në kod; me detyrim përcaktim, apo siç ndodhi në vitin 2001-2005 kur kjo u la në dorë forcave politike.

Nga ana tjetër, për koalicionet zgjedhore, ata nuk mdalohen, përkundrazi edhe mund të lejohet. Në nenin 2 theksohet se “Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone nga partitë politike ose nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm nga një nga subjektet zgjedhore”.

Pikërisht kjo fjali nuk i ndalon koalicionet por flet për subjektet zgjedhore. Megjithatë, në arsyetimin e amendamentit theksohet se ndalohen koalicionet pasi hiqet togëfjalëshi “koalicionet zgjedhore të partive politike”. Megjithatë, theksohet në këtë arsyetim se “është e panevojshme vendosja e një dispozite ndaluese”.

Ligjërisht, formimi i një subjekti zgjedhor i përbashkët i regjistruar në gjykatë nga disa parti politike nuk ndalohet, pasi mund të krijohet, por ajo që vihet re në këtë ndryshim Kushtetues, i pengohet rruga një koalicioni “tip treni”, pra që votat që fiton si koalicion t’i ndajë si mandate të partive pjesëmarrëse të subjektit. Nëse ndodh që të ngrihet një subjekt zgjedhor koalicion, ai mund të funksionojë si logjikë e përbashkët dhe centralizuese, e jo si një “federatë politike”. Pra nëse një koalicion PD-LSI plus të tjerat do të bashkohet në një subjekt, deputetët do të duhet ti fitojë si ansambël e jo i ndarë.

Megjithatë, gjithçka pritet të kuptohet në fund të muajit, kur drafti i ndryshimit të Kushtetutës të shkojë në seancë plenare. Opozita ka shpallur se nuk e pranon këtë dhe ka paralajmëruar protesta të forta.

Ndërkohë edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar që të mos preket marrëveshja e 5 qershorit. Ndërkaq, për t’i bërë të qarta këto zhvillime duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor, i cili realisht është vija e kuqe e vendosur nga ambasada amerikane në Tiranë.

Nëse miratohen këto ndryshime Kushtetuese, e nuk përcaktohen në Kod, ata mbeten si amendamente “pending” pa pasqyrim me akte ligjore e nënligjore, e logjikisht nuk mund të zbatohet.

Sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë panorama në fund. Pasi problemi më i madh për Edi Ramën karshi Lulzim Bashës është nëse ndryshon Kodin Zgjedhor për t’iu përshtatur ndryshimeve Kushtetuese. Nëse nuk e bën, zëre se s’ka ndodhur asgjë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore