Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Lista me emra/ 39 kandidatët e PD për deputetë, përjashtohen tradhtarët, lihet jashtë pedagogia e njohur

Lista me emra/ 39 kandidatët e PD për deputetë, përjashtohen

Zbardhet lista e kandidatëve për deputetë në qarkun e Korçës që do t'i nënshtrohet votimit nga baza. Qarku i Korçës përfshin katër qytete.

Demokratët e Qarkut të Korçës pritet të votojnë ditën e nesërme (të mërkurën) për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

Qarku i Korçës me 11 mandate, ka 39 kandidatë potencialë për deputetë. Demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë.

Anëtarët e komisionit votojnë? bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Në listën e re vihet re përjashtimi i atyre deputetë që cilësohen si tradhtarë që nuk pranuan të dorëzojnë mandatet kur PD-ja i bëri thirrje, ndërsa janë rivënë ato që qëndruan stoikë. Kështu janë përjashtuar Ligoraq Karamelo, që ishte si aleat në listën e katër viteve më parë, si dhe Arlind çaçani, Andi Përmeti dhe Koçi Tahiri.

Që të katërt deputetë, ku një pjesë do t'i bashkohen lëvizje të reja poilitike. Ndërsa në krahasim me listën e kaluar vihet re që nuk është përfshirë Valentina Duka, pedagogia e njohur e universitetit të Tiranës, e cila dorëzoi mandatin e deputetit. Në këtë qark janë sërisht emrat e Ervin Salianjit dhe të Klevis Balliut.

Dega Devoll:

1. Arben Kambo

2. Artur Agolli

3. Bledjon Nallbati

4. Hekuran Hoxhalli

5. Valter Miza

6. Vojsava Bregu

Dega Kolonjë:

1. Artur Nazarko

2. Fatmir Guda

3. Marjeta Halili

4. Soelto Larti

Dega Korçë:

1. Adrian Maho

2. Andrea Mano

3. Dritan Shano

4. Gjergji Gjata

5. Gjergji Mero

6. Kiço Tane

7. Kristi Koçibelli

8. Landi Gushi

9. Ledina Aliolli

10. Mateo Balli

11. Metin Venxha

12. Nikollaq Doku

13. Sorina Koti

14. Suela Myrtollari

Dega Maliq:

1. Alfred Gega

2. Elidjon KollçInaku

3. Ervin Salianji

4. Magdalena Hoxha

5. Xhevdet Belishta

Dega Pogradec:

1. Anila Hysenbegasi

2. Arjan Malcellari

3. Armant Zerka

4. Eduart Kapri

5. Erald Kapri

6. Erlis çela

7. Genti çela

8. Klevis Balliu

9. Oligert Muçollari

10. Selaudin Jakupllari

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore