Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ligji që e kthen Himarën në “Det Historik”,  flet për Shqip, eksperti Beja: I vonuar dhe i paleverdishëm

Ligji që e kthen Himarën në “Det Historik”,

Është folur mjaft këto ditë për një draft që është paraqitur në Kuvend në lidhje me kërkesën që deti i zonës së Sarandës,  Bregut, nga Palasa në Borsh të konsiderohet me ligj të veçantë si “Det Historik”. Ligji është paraqitur nga deputeti Kostaq Papa.

Në lidhje me këtë iniciativë, eksperti i njohur i detit, oficer me eksperiencë i Flotës sonë Detare dhe drejtues i kapitenerisë së Republikës, Vladimir Beja, tha për Shqip se “Drafti për mendimin tim është një përpjekje amatore patriotike, pasi së paku është e vonuar dhe e paleverdishme në kushtet ku jemi!”, ne duhet të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti i opozitës, Papa në këtë nismë të paraqitur shprehet se projektligji i jep vendin dhe vlerësimin e duhur hapësirës ujore shqiptare nga Vivari në Llogara.

Projektligji synon të mbyll spekulimet ne lidhje me problemet që janë shfaqur nga kërkesa e shtetit fqinj për delimitimin e ujërave detare dhe shtrirjen 12 milje të kufirit detar në Detin Jon.

Projektligji synon të mbyll mundësinë për korrupsion me ujërat detare e detin territorial shqiptar nga nëpunës të shtetit shqiptar gjate tratativave për marrëveshje me vendet fqinje.

“Deti i Gjirit të Sarandës, Butrintit, Ksamilit, Himarës, Borshit, Qeparoit, Palasës, është Det Historik dhe e parë kjo në aspektin detar e historik, në këto hapësira ujore detare shqiptare kanë ndodhur

ngjarje të rëndësishme historike botërore, rajonale e kombëtare”, thuhet në dokumentin e firmosur nga deputeti Papa.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore