Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ligji në Parlament/ Dedektivë privatë në zbulimin e krimeve të pazbardhura

Ligji në Parlament/ Dedektivë privatë në zbulimin e krimeve

Nëse mazhoranca e majtë jep dritën jeshile në Shqipëri do të ketë dedektivë privatë për hetimin e çështjeve të pazbardhura apo çështjeve të ndryshme penale apo civile.

Një nismë e deputetit të opozitës,  Selami Jenisheri i mundëson dedektivëve privatë që hetojnë mbi çështje të ndryshme. “Bazuar në ndryshimet të fundit në K.Pr.Penale dhe K.Pr.Civile, për zhvillimin e një procesi gjyqësor të barabartë për palët, avokati, subjektet e procedimit penal, dhe viktima e veprës penale, iu ka lindur e drejta për mbledhjen dhe paraqitjen e provave pranë Gjykatës, ngjashëm me organin e akuzës. Meqenëse palët e sipër përmendura nuk kanë njohuri profesionale në mbledhjen e provave, lind si domosdoshmëri mbledhja e tyre nëpërmjet ekspertëve të fushës, siç është detektivi privat”, shprehet deputeti i opozitës në relacionin e depozituar në Parlament.

Ai ngre dyshime se shpeshherë çështjet hetimore janë zvarritur dhe mbi të gjitha aludon për harresa apo mbyllje për shkak të korrupsionit, për shkak të mungesës së provave.

“Pavarësisht, hetimet e kryera lënë për të dëshiruar. Kjo mungesë apo dobësi në hetim, në mbledhjen e provave dhe fakteve të ndryshme shpie gradualisht në hapësirën e shumë përmendur të korrupsionit në këto mekanizma shtetërore. Për këtë arsye, organizimi dhe funksionimi i profesionit te detektivit privat konsiderohet një domosdoshmëri për realitetin Shqiptar dhe jo vetëm. Ka ardhur koha, që ky zinxhir hetimi të plotësohet me të gjitha hallkat e tij ligjore, në mënyrë që të mundësohet avancimi i sundimit të ligjit, eliminimi i korrupsionit dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të zbatuar ligjin, si dhe besimi tek ky i fundit të kthehet në një realitet të prekshëm”, thuhet më tej në relacion.

Cili ligj propozohet për t’u ndryshuar?

Deputeti propozon ndryshimin e ligjit "Për Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike", duke i dhënë të drejtën dedektivë  për tw kryer hetime të posaçme veç organeve shtetërore. Ky profesion do të jetë i certifikuar dhe do të marrë një licencë të posaçme.

“Shërbim i ‘Detektivit Privat’ ofrohet nga subjekti privat i licencuar i cili: a) heton dhe jep informacion ne lidhje me karakterin ose veprimet e një personi, ose natyrën e biznesit ose profesionit të një personi etj. b) Kontrollon shkelësit kundër ligjit ose personat e humbur ose pronën; c) kryen blerje ose shërbime të tjera në rroba civile ose të thjeshta për një klient, me qëllimin e raportimit ndaj klientit për sjelljen, integritetin ose besueshmërinë e punonjësve të klientit ose personave të tjerë. c) kryen shërbime në rroba civile ose te thjeshta për parandalimin ose zbulimin e vjedhjeve”, thuhet nw propozimin e paraqitur.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore