Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Ligji dhe Maliqi”/ Zbulohen 10 shkeljet dhe 145 denoncimet për Policinë e Shtetit

“Ligji dhe Maliqi”/ Zbulohen 10 shkeljet dhe 145 denoncimet për

Gjatë vitit 2019 në institucionin e Avokatit të Popullit janë administruar 145 ankesa për shkelje të të drejtave nga strukturat ose punonjësit e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit. Konstatojmë se numri i ankesave ndaj këtyre organeve në vitin 2019 është pothuajse i njëjtë me numrin e ankesave të administruara në vitin 2018 që ishte 146.

Objekti i ankesave ka qënë për keqtrajtime fizike ose psikologjike në momentet e arrestimit, shoqërimit apo gjatë marrjes në pyetje në organet e policisë; për trajtim jo human e dinjitoz në mjediset e organeve të policisë ku mbahen, ruhen dhe trajtohen të shoqëruarit ose të arrestuarit/ndaluarit;

për shoqërime të paligjshme apo mbajtje në gjendje shoqërimi tej afatit ligjor; për mos marrje, mos administrim ose mos ndjekje të kallëzimeve apo ankesave të bëra prej tyre; për pengim të ushtrimit të të drejtës kushtetuese të tubimeve;

për dëmtim të shëndetit të qytetarëve nga gazi lotësjellës i hedhur gjatë tubimeve; për mos dhënien apo revokimin e autorizimit për blerje/mbajtje të armëve të gjahut; për mos mbështetje me punonjës të policisë të përmbaruesve gjatë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore;

për vendosje të masave administrative të padrejta; për mos mbajtje dhe mos dhënie të procesverbaleve për veprimet e kryera nga punonjësit e policisë; për bllokim sendesh personale; për sigurimin e jetës;

për pengim të daljes lirisht jashtë shtetit; për mos dhënie informacioni; për skualifikim të padrejtë për të vazhduar Akademinë e Sigurisë; për dhënie të përgjigjeve negative nga organet e policisë ndaj të dënuarve të cilët kanë kërkuar nga IEVP-të përfitimin e të drejtës për leje shpërblyese; për shkelje të të drejtave të shtetasve të huaj në Shqipëri; për cënim të të drejtave ligjore të punonjësve të Policisë së Shtetit, etj.

Gjatë shqyrtimit të ankesave të administruara nga institucioni i Avokatit të Popullit në rastet për të cilat janë provuar shkelje të të drejtave ligjore të shtetasve kemi konstatuar se disa nga shkaqet e kryerjes së këtyre shkeljeve nga punonjësit e policisë janë mos njohja e akteve normative që rregullojnë veprimtarinë e Policisë së Shtetit si dhe neglizhenca për zbatimin e dispozitave ligjore dhe për përmbushjen e rregullt të detyrës dhe misionit ligjor por edhe veprimet haptas në shkelje të ligjit.

Gjithashtu një shkak tjetër është edhe mungesa e kontrollit nga strukturat eprore të organeve vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit. Për këto raste nga institucioni i Avokatit të Popullit janë bërë disa deklarata publike por edhe rekomandimet përkatëse drejtuar organeve kompetente për marrjen e masave të nevojshme penale, administrative dhe organizative me qëllim rivendosjen në vend të të drejtave të shkelura, ndëshkimin e shkelësve të ligjit dhe përgjithësimin e tyre me qëllim mos përsëritjen në të ardhmen.

Në rastet kur pas shqyrtimit të ankesave të administruara janë provuar pretendimet e ankuesve janë përpiluar rekomandime drejtuar institucioneve kompetente si organit të prokurorisë për fillimin e hetimeve ndaj autorëve të tyre, ose strukturave të Policisë së Shtetit për fillimin e procedimeve disiplinore kur shkeljet kanë qënë më të lehta ose në rastet kur për të njëjtat shkelje ligjore nga organi i prokurorisë është filluar proçedimi penal.

Por kush janë shkeljet më të shumta që bëjnë punonjësit e Policisë

1. Shoqërimi i një numri personash në orët e natës duke filluar nga ora 03:00 jashtë kushteve të flagrancës;

2. Dhunimi fizik e psikologjik i të shoqëruarve;

3. Mbajtja për 9 orë e tyre në ambientet e shoqërimit pa akt dhe përpilimi i proçesverbaleve të arrestimit në flagrancë pas kësaj periudhe kohore;

4. Mosdhënia e ndihmës mjekësore menjëhere të të dëmtuarve nga dhuna e ushtruar;

5. Ndërhyrja në banesa pa akt të motivuar dhe për më tepër me iniciativë nga punonjësit e strukturave të Policisë së Shtetit;

6. Atribuimi i fakteve penale më shumë sesa organi i prokurorisë;

7. Dërgimi i akteve me gati 30 orë vonesë;

8. Mos shoqërimi i të arrestuarve në gjykatë për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë në kohën e duhur dhe brenda afateve ligjore.

 9. Mos njoftimi i Prokurorisë dhe kryerja me iniciativë e veprimeve me të arrestuarit;

10. Mbajtja pa dijeninë e organit procedues në kërkim policor dhe pa masa sigurie personale.

Por, një tjetër pikë që merr shumë rëndësi dhe që është përcjellë nga Avokati i Popullit për në Kuvend lidhet me të drejtën e informimit, e cila është një nga të drejtat themelore të njeriut por që nuk respektohet në masën e duhur nga organet e Policisë së Shtetit.

Nga shqyrtimi i disa rasteve është konstatuar se për mos respektim të kësaj të drejte janë mos njohja në nivelin e duhur të akteve normative në fuqi të cilat parashikojnë dhe rregullojnë realizimin e saj, mos kuptimi i frymës së akteve normative dhe i përmbajtjes së tyre si dhe i kujdesit të tepruar për të ruajtuar “sekretin” për disa dokumente që për inerci, formalitet dhe mentalitet të së kaluarës janë klasifikuar si të tilla, “sekrete”.

Për më tepër ka edhe drejtues të strukturave vendore që nuk reagojnë edhe pasi u sqarohet dhe rekomandohet në mënyrë të qartë e shteruese baza ligjore që rregullon të drejtën e informimit.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore