Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Letra/ Konflikti me “Ramën”, Beccheti i shkruan presidentit italian: Më mbroni, ndërhyni te qeveria shqiptare!

Letra/ Konflikti me “Ramën”, Beccheti i shkruan presidentit

Biznesmeni italian Francesco Becchetti, pronari i dikurshëm i TV AGON i është drejtuar me një letër presidentit të Italisë, Sergio Mattarella për t’i kërkuar ndihmë, pasi ai pretendon se Tirana zyrtare po e përndjek.

Në letrën e siguruar nga Gazeta “Shqip”, Beccheti shprehet se “nuk po e merr drejtësinë e fituar dhe se ka qenë viktime brutale e ilegale e persekutimit nga ana e një shteti që konsiderohet si një qeveri mike e Italisë, siç është Shqipëria”.

“Jam një qytetar italian i detyruar që të jetoj për disa vite në “azil” në Britaninë e Madhe për të shmangur rrezikun që të më arrestojnë mbi bazën e një urdhër-arresti i lëshuar nga autoritetet shqiptare, nën kushtet e persekutimit kokëfortë dhe të paligjshëm. Unë pësova një shpronësim (sekuestrim) të të gjitha aktiviteteve të mia në Shqipëri, duke përfshirë TV Agon Channel falas, të cilin e kisha lançuar në 2013”, shkruan Becchetti.

Më tej ai shkruan se paligjshmëria e veprimit të autoriteteve shqiptare u konstatua  edhe nga vendimi i Gjykatës e Arbitrazhit, me vendimin detyrues e marrë më 24 prill të vitit 2019.

Më tej ai shkruan se “një vendim i tillë ka konstatuar që Autoritet shqiptare kanë kryer  një akt e një fushate politike e finalizuar me mbylljen e një televizioni privat të lirë, nëpërmjet abuzimit të pushtetit nga ana e policisë dhe në dhunimin të të drejtave më elementare të njohura nga traktatet ndërkombëtare. Të drejta që gjithashtu janë të përcaktuara edhe në Kushtetutën italiane”, thuhet më tëj në këtë letër.

Beçheti thekson se ende pa dalë mirë vendimi i Arbitrazhit, autoritetet shqiptare i kërkuan gjykatës angleze që ta ekstradonin. Për shkak të saj ai ka kërkuar mbrojtje diplomatike, një lloj imunitet diplomatik nga shteti  italian për të garantuar paprekshmërinë.

“Jo vetëm që po persekutohem nga qeveria shqiptare, por kjo e fundit, po rezufon, që prej dy vitesh, që të zbatojë vendimin detyrues të Gjykatës së Arbitrazhit, duke mosrespektuar kërkesat e vendimit në shpërfillje të qartë të detyrimeve të marra sipas Konventës ICSID të vitit 1965, në të cilën Italia ishte gjithashtu palë”, shprehet biznesmeni italian.

Më tej ai kërkon presidentit italian që të ndërhyjë në zgjidhjen e kësaj situate. “Z. President, Unë me gjithë respektin ju kërkoj që të ndërhyni, në kohën dhe në mënyrën që ju e konsideroni të përshtatshme, në mënyrë që të mund të siguroj mbrojtjen, të cilën unë e konsideroj si detyrë nga ana e Qeverisë së vendit tim, dhe si rezultat të zbatimin e ekzekutimit të vendimit përfundimtar dhe detyruese të gjykatës ICSID”, e mbyll letrën biznesmeni italian.

Gjykata Ndërkombëtare të Arbitrazhit i dha të drejtë italianit, duke i kërkuar që shteti shqiptar ta dëmshpërblejë në shumën e 107 milionë euro.

Letra/ Konflikti me “Ramën”, Beccheti i shkruan presidentit

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore