Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Letra/ Familja Haklaj i shkruan ambasadores Kim: Politika e krimit të organizuar kryesohet nga Berisha, duam drejtësi

Letra/ Familja Haklaj i shkruan ambasadores Kim: Politika e krimit të

Familja Haklaj i ka dërguar një letër të hapur ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim duke i ofruar mbështetjen e tyre lidhur me reformën në Drejtësi. Në letrën e tyre, ata shkruajnë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij, sipas tyre hiqen si viktima dhe kërkojnë drejtësi duke nënkuptuar ndëshkimin e Berishës nga drejtësia shqiptare.

“E nderuar zonja ambasadore. Masakrat e politikës 30-vjeçare na përkujtojnë sa shtrenjtë i ka kushtuar popullit shqiptarë “demokracia”. Besojmë në standardet dhe vlerat e SHBA dhe Presidentit Biden që ju përfaqësoni në Shqipëri. Ndajmë me ju shqetësimin për Reformën në Drejtësi. Ku ka një komplot nga ish-komunisti Sali Berisha së bashku me klikën e tij që hiqen gjoja si viktima”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Më tej theksohet se “Jemi të interesuar që në Shqipëri të ketë drejtësi për të gjithë. Duke mos venë në dyshim konsideratën tuaj për emra të përveçëm që janë persona të korruptuar, ju sigurojmë që sado të korruptuar që mundë të jenë ata persona, nuk mundë të jenë aq të korruptuar dhe kriminel sa Sali Berisha ku e shndërroi drejtësinë shqiptare, nga drejtësi me jurist profesionist, në drejtësi me jurist me kurse gjashtë mujore tek “Plepat” e Durrësit”.

Letra është shkruar nga Muharrem Haklaj, i cili ndodhet në Suedi.

Letra e plotë

E nderuar zonja ambasadore. Masakrat e politikës 30-vjeçare na përkujtojnë sa shtrenjtë i ka kushtuar popullit shqiptarë “demokracia”. Besojmë në standardet dhe vlerat e SHBA dhe Presidentit Biden që ju përfaqësoni në Shqipëri. Ndajmë me ju shqetësimin për Reformën në Drejtësi. Ku ka një komplot nga ish-komunisti Sali Berisha së bashku me klikën e tij që hiqen gjoja si viktima. Ne si shtresa e interesuar e vendosjes se shtetit ligjor në vendin tonë pas 30 vitesh tranzicion, kalimi nga shtet diktatorial në shtet fashist, kriminal të korruptuar të Sali Berishës, që dhe hiqet e përdridhet sikur gjoja është shpëtimtari i vendit, ku në të vërtetë qëndron komplete e kundërta. Duke ju referuar thënies tuaj.

 “Drejtësi për të gjithë”. Ju theksoni: “Ne jemi të përkushtuar të punojmë me ju për të siguruar që sistemi gjyqësor shqiptar të jetë tërësisht i plotësuar dhe funksional. Duam atë që do populli shqiptar: që njerëzit që janë në karrigen e gjykatësit ose që përfaqësojnë prokurorinë të jenë gra dhe burra me integritet dhe mirëbesim, dhe që i shërbejnë popullit dhe i shërbejnë shtetit të së drejtës – jo interesave ngushta ose kriminale.

Ne duam ligje dhe sisteme që janë krijuar për të kuzuar mundësitë për korrupsion dhe institucione të ngritura që të mund të parandalojnë efektivisht korrupsionin e nivelit të lartë, të luftojnë krimin e organizuar dhe të ndëshkojnë autorët e këtyre”. Shqipëria e ardhmja jonë! Gjithashtu edhe ne si shqiptarë dhe si pjesë e atij populli të masakruar nga politika e krimit të organizuar në Shqipëri që kryesohet nga kryekrimineli Sali Berisha.

Jemi të interesuar që në Shqipëri të ketë drejtësi për të gjithë. Duke mos venë në dyshim konsideratën tuaj për emra të përveçëm që janë persona të korruptuar, ju sigurojmë që sado të korruptuar që mundë të jenë ata persona, nuk mundë të jenë aq të korruptuar dhe kriminel sa Sali Berisha ku e shndërroi drejtësinë shqiptare, nga drejtësi me jurist profesionist, në drejtësi me jurist me kurse gjashtë mujore tek “Plepat” e Durrësit.

Ne shpresojmë shumë në punën tuaj dhe kemi besim të plotë që Ju punën e nisur do ta dërgoni deri në fund, duke ju uruar shumë suksese në vazhdim. Por me shqetësim dhe keqardhje ju shprehim që është një punë po aq fisnike sa dhe e vështirë meqenëse ata që e shndërruan vendin tonë në një vend të korruptuar dhe të përçarë politikisht, janë përsëri të gatshëm ta vazhdojnë rrugën e tyre deri në fund në qoftë se do ju jepet mundësia. Ne fjalimin Tuaj, “Drejtësi për të gjithë”, shpreheni që do të përqendroni punën për të zvogëluar dosjet e prapambetura. Shpresojmë dhe urojmë që një ditë të gjitha viktimat e politikës shqiptare duke filluar që nga koha e Sali Berishës si komunist dhe koha e Sali Berishës si antikomunist, një ditë të gjejnë qetësi. Zonja Ambasadore, jo vetëm që nuk ka të akuzuar as të ndaluar për viktimat e shkaktuara nga politikanët shqiptarë kundër popullit të thjeshtë, e as që bëhet fjale të ketë të akuzuar për ngjarjet tona, përkundrazi, me dosje te zhdukura, me shtëpi të shkatërruara, të dëbuar nga vendlindja dhe të persekutuar nga Sali Berisha që pretendon të zë një vend në Kuvendin e Shqipërisë.

Shpresojmë që procesi i sapofilluar nga mbështetja Juaj, “Drejtësi për të gjithë”, do të ndikojë dhe në spastrimin dhe reformimin e skenës politike në Shqipëri. Nëse nuk përjashtohet nga politika komunisti me damkë Sali Berisha si dhe pjesëtarët e grupit të tij pronto, pa largimin e të cilëve komplikimet në politikën e Shqipërisë, jo vetëm se nuk do të mënjanohen plotësisht, por mund të vazhdojnë edhe në të ardhmen, njëjtë si deri me tani. Partia në pushtet, ka armik të vjetrën egoiste, korrupsionin, hajnin dhe krimin, për të cilat populli shqiptarë e ndëshkoi politikën e vjetër, e cila po mundohet, por në dëshpërim, e vjetra po intrigon dhe do të intrigoje e sajojë deri në grahmat e fundit.

Sepse kuptohet qartë që politika e re duke mos qenë kurrë me asnjë nga të këqijat politike të spektrit të vjetër politik, pa asnjë kompromis në luftë kundër krimit, korrupsionit, tradhtive kombëtare si dhe besnike ndaj interesave kombëtare, nuk do ta ketë të lehtë pa ndihmën Tuaj, nxjerrjen e vendit nga kjo gjendje katastrofike, që politika e vjetër e ka katandisur dhe tani hiqet si dera e vetme e shpëtimit ku në fakt është dera e mallkimit. Ne jetojmë në Suedi ne një nga vendet më Demokratike në botë, ku për fat të mirë fëmijët tanë rriten me një frymë demokratike, ku partitë bëjnë fushatë të përbashkët në popull duke shpalosur platformat e tyre pa sharje, pa shpifje por me integritet dhe në untitet ku i gjithë populli është i barabarte pa dallim feje krahine apo ideje.

Gjithashtu edhe Populli shqiptarë është një nder popujt më me unitet në botë pa dallim feje, por fatkeqësisht shumë i përçarë politikisht, dedikuar politikanëve përçarës për interesa vetjake nga të gjitha trojet, populli shqiptarë nuk e meriton këtë përçarje dhe ndasi etnike, sepse jemi popull me tradita te larta bujarë, të besës, trima dhe guximtarë, që gjithmonë kanë ditur te dallojnë të mirën nga e keqja dhe ashtu do te të dijë të veproje dhe në të ardhmen duke mos u ndikuar nga disa rryma përçarëse, por do të dijë të vendosë interesin e përgjithshëm mbi atë personal, ashtu siç ka dituar në të gjitha kohërat qe në kohën e Skënderbeut, luftën e Parë Botërore, në Luftën Nacional Çlirimtare dhe deri në kontributin nga te gjitha trojet për Çlirimin e Kosovës Heroike.

Besojmë që me ndihmën tuaj politikanët shqiptarë do te dinë të zënë vendin që ju takon për të kontribuar në një unitet të përbashkët dhe jo për të bëre karshi ndaj njëri-tjetrit, ne kemi territore tjera shqiptare për të ngritur zërin kundër padrejtësive që ju bahen shqiptarëve jashtë trojeve shqiptare, ku i masakrojnë dhe ju mohojnë të drejtat jetike vëllezërve dhe motrave tona shqiptare në Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, Plavë, Guci, Tetovë Maqedoni dhe Çamëri. Uroj që uniteti i popullit shqiptarë të kapërcejë çdo përçarje politike dhe etnike nga politikanë karrieristë dhe medioker. Zoti e bekoftë Popullin Shqiptare! Zoti i Bëkofte SHBA! Zoti e Bekoftë Shqipërinë!

Me respekt familja Muharrem Haklaj!

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore