Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Leksionet demokratike të zgjedhjeve italiane

Leksionet demokratike të zgjedhjeve italiane

Italia, një nga vendet më të rëndësishme të BE-së dhe një nga vendet më të instrustrializuara të botës ka dhënë një sinjal të rëndësishëm në dy ditët e një testi të rëndësishëm politik.

Në 48 orë, Italia ka zhvilluar një referendum nëse do të zvogëlojë deputetët, si dhe një proces të rëndësishëm elektoral për të zgjedhur 6 presidentët e rajoneve ndër më të rëndësishëm të vendit, krerët e shumë bashkive, si dhe këshillave përkatëse.

Sinjali politik i referendumit dhe zgjedhjeve, pikërisht në një kohë pandemie, ku Italia ka qenë vendi më i prekur në Europë, ka qenë mos përkrahja e forcave populiste antieuropeiste dhe votimi i atyre faktorëve që përkrahin një zhvillim normal politik dhe në linjë me Bashkimin Europian.

Në zgjedhjet rajonale pritej një avancim i Lega-s së Salvinit, sidomos në rajonin e Toskanës, zemra jo vetëm kulturore e Italisë, por që nuk ka ndodhur.

Në Toskanë ka fituar një përfaqësues i Partisë Demokratike, e qendrës së majtë, e mbështetur nga mazhoranca aktuale dhe parti europeiste.

Në Veneto, rajoni më i zhvilluar në vend me qendër Venezia-n ka fituar Luca Zaia, një përfaqësues i Lega-s, por realisht rivali politik i Salvinit në parti.

Zaia ka marrë një rezultat të frikshëm, 70% të votuesve, si pasojë e një menaxhimi perfekt të emergjencës së pandemisë Covid 19 në këtë rajon verior, por që nuk pati as dramën e Lobrardisë, e as atë të disa rajoneve të tjera.

Zaia, një udhëheqës tipik rajonal ka kërkuar autonominë politike të rajonit të Veneto, që është më i pasuri në vend pas Lombardisë. Mediat italiane e cilësojnë edhe Doxha i Venecias, duke e lidhur me referencën historike të Republikës së lavdishme të Venedikut mesjetar.

Nëse Zaia ka marrë 70%, në Campania, zonën ku Napoli është kryeqendër, Vincenco de Luca mori 69% të votave. Përfaqësues i qendrës së majtë, por kurrë i dashur nga kupola e PD-së, si pasojë e logjikës së tij jo sipas formatit partiak. Arriti të fitojë me një listë rajonale përtej së majtës dhe së djathtës, duke qenë natyrisht një nga menaxhuesit më të mirë të emergjencës së Covid. Në Itali, spitalet apo USL(Bashkimi Shëndetësor Lokal) janë entet që i qeverisin rajonet jo qeveria qendrore, ndaj dhe gunernatorët siç quhen kanë qenë determinant në menaxhimin e krizës.

Në Puglia, fqinjë me Shqipërinë, ka fituar Michele Emigliano, presidenti në fuqi, gjithashtu jo komod nga partia, por një drejtues determinant në politikat e tij europeiste dhe antipopuliste.

Në analizën e kësaj vote, mund të ndalemi në shifrat e forta që De Luca apo Zaia morën, rreth 70% që në një vend si Shqipëria do të ishin cilësuar si të ekzagjeruara dhe ndoshta do të quheshin autoritare. Realisht autoritare janë, por në një vend demokratik kjo votë nuk shihet si anormalitet, por si konfirmim të logjikës demokratike. Në Shqipëri në zgjedhjet bashkiake që natyrisht kryetaret zgjidhen direkt nuk ka ndodhur asnjëherë që një kryebashkiak të marrë kaq shumë vota, pasi gjithmonë vota polarizohet nga partitë. Edhe Rama në Tiranë, apo kandidatët e PD-së në Shkodër kurrë se kanë marrë këtë shifër, pasi nuk kemi nxjerrë njerëz që përtej partive arrijnë të krijojnë një realitet politik të ndryshëm.

Në Itali, si Zaia, ashtu edhe De Luca përshembull konkuruan edhe me partitë e tyre, edhe i mundën...

GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore