Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Landfilli i Tiranës nxjerr bllof Malltezin: Të kujton gjë kjo masakra mjedisore në Sharrë?! (FOTO)

Landfilli i Tiranës nxjerr bllof  Malltezin: Të kujton gjë kjo

Impianti i përpunimit të mbeturinave të Sharrës, ka zhvilluar një polemikë me dhëndrrin e ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, një specialist mjedisi në profesion.

Në faqen e saj të Facebook-ut, -ndërmarrja që menaxhon përpunimin e mbetjeve urbane ka publikuar një foto aktuale të landfillit, ku e gjithë atmosfera në Sharrë duket e pastruar dhe e sistemuar.

Gjithashtu, në postim ndërmarrja thekson se çmimi që operohet në Shqipëri për përpunimin e mbetjeve është më i ulëti në Shqipëri, 29 euro për ton. Si krahasim jepen çmimet në disa vende europiane : “95€/ton në Irlandë dhe 164€/ton në Holandë. Në vende si Austria e Spanja, çmimi i depozitimit në landfill është respektivisht 87€/ton e 47.1€/ton, ndërsa në Francë kjo kosto shkon në 152€/ton”.

Por Malltezi, i është përgjigjur ashpër në koment: “Edhe monopol i mbetjeve të riciklueshme! Edhe monopol i mbetjeve ndërtimore dhe dherave. Edhe 400 milionë euro dhuratë!!! Edhe hajdut edhe bën reklamë!”.

Nuk ka vonuar edhe përgjigja e stafit të faqes së landfillit.

“I nderuar Z. Abi Malltezi! Pasioni për të ndalur ndryshimin nuk mund të jetë kurrsesi argument për të ngritur akuza të pabaza. Ju ftojmë të vizitoni nga afër kantierin e Zonës së Trajtimit të Mbetjeve Sharrë dhe do të bindeni që është e vështirë të gjeni projekt të krahasueshëm në Europë si në cilësi ashtu edhe në çmim. Nëse mendoni se ky projekt mund të bëhet më mirë apo më lirë jemi të dëshiruar të dëgjojmë propozimet tuaja. Është fakt që Tirana sot është shumë më e pastër (ju lutem referojuni fotove për kujtesë) siç është fakt që në përfundim të tij sipas afateve kontraktuale, ky projekt do e rendisë Tiranën në nja nga 3 vendet me impiantin më modern të trajtimit të mbetjeve në Europë”.

Dhe pas kësaj fraze, i drejtohet sërish dhëndrrit të Berishës, duke i treguar fotot e vendgrumbullimit të Sharrës pak kohë më parë, ku fëmijët mblidhnin mbeturinat e vendi ishte i mbushur me inerte që bllokonin edhe lumin…

Është për tu çuditur sesi Abi nuk përmend asnjë biznes tjetër në Shqipëri përveç landfillit.

Nuk dihen interesat e tij mjedisore, por në të shkuarën Sharra është menaxhuar nga njerëz të lidhur me PD-në.

Debati i Arbër Malltezit me Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve Tiranë

Landfilli i Tiranës nxjerr bllof  Malltezin: Të kujton gjë kjo

Landfilli i Tiranës nxjerr bllof  Malltezin: Të kujton gjë kjo

Landfilli i Tiranës nxjerr bllof  Malltezin: Të kujton gjë kjo

Landfilli i Sharrës sot

Landfilli i Tiranës nxjerr bllof  Malltezin: Të kujton gjë kjo

Vendgrumbillimi i Sharrës disa vite më parë

Landfilli i Tiranës nxjerr bllof  Malltezin: Të kujton gjë kjo

Grumbullimi i mbetjeve në Sharrë në kohën kur qeveriste PD

Landfilli i Tiranës nxjerr bllof  Malltezin: Të kujton gjë kjo

Inertet e Sharrës në shtratin e lumit disa vite më parë

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore