Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Laboratori i QSUT konfirmon: 5 mijë mjekë dhe infermierë u testuan për Covid

Laboratori i QSUT konfirmon: 5 mijë mjekë dhe infermierë u

Rreth 5 mijë mjekë e infermierë pjesë e personelit mjekësor në dy spitalet covid, ai infektiv në QSUT dhe në spitalin nr.2 “Shefqet Ndroqi” kanë kryer testin serologjik në laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë më shumë se 300 prej tyre ose 6,3 përqind.

Në një intervistë për gazetën “Shqip”, shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi thotë se në laboratorin e Mikrobiologjisë, përveç analizës diagnostike për covid 19 që është tamponi kryhen dhe testet serologjike që tregojnë nëse ke qenë i infektuar nga koronavirus apo je i prekur.

Mjeku Koraqi tha se faza e parë e testimit serologjik konstatoi infektimin në masën 6.3 përqind në të dy spitalet covid, ndërsa pritet që ky test të ofrohet në 18 mijë mjekë e infermierë, pjesë e sistemit shëndetësor në vend.

Më tej në intervistë, shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë propozon hartimin e një kalendari testimi serologjik për mësuesit e nxënësit përgjatë gjithë sezonit shkollor, si nevojë për të pasur në kontroll situatën epidemiologjike në shkolla dhe frenimin e përhapjes së virusit.

Më poshtë intervista e plotë

Sa është numri i testimeve që kryhen në laboratorin tuaj dhe a kryhet testimi serologjik veç atij klinik me tampon?

Laboratori i Mikrobiologjisë në QSUNT i përgjigjet nevojave të testimit të spitaleve covid 1 dhe covid 2 si dhe pediatrisë, por edhe pavioneve të tjera si dhe urgjencës pra plotëson kërkesat për testim të pacientëve të QSUNT-së si dhe spitalit “Shefqet Ndroqi” tashmë ë njohur si Covid 2.

Por laboratori ynë do t'i shërbejë edhe spitalit covid 3 në të ardhmen.

Ai kryen analizën rtPCR për të diagnostikuar pacientët por edhe tamponet (pra rtPCR e rikontrollit) për të parë nëse pacientët pozitivë dikur janë negativizuar dhe plotësojnë kushtet  për të lënë spitalin.

Për sa i përket testimit serologjik, pasi u përfundua faza e parë e testimit serologjik për personelin shëndetësor më në risk pra e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 si dhe gjithë punonjësit e QSUNT, ku në total rezultoi se një përqindje e vogël e personelit shëndetësor ka rënë në kontakt me virusin po përgatitet për zgjerimin e testimit të grupeve në risk duke e shtrirë atë për të gjithë personelin shëndetësor në të gjithë Shqipërinë. Janë rreth 18 mijë mjekë e infermierë në shërbimin parësor dhe spitalor që do ti nënshtrohen testeve serologjike në një fazë të dytë e cila pritet të nisë së shpejti.

Laboratori i Mikrobiologjisë po bën gati kapacitetet e duhura me bazë materiale me kite që do të duhet për mbulimin me testime të gjithë personelit në vend.

Gjithashtu po në këtë laborator do të testohen edhe dhuruesit potencialë të plazmes hiper immune për të parë nëse i plotësojnë kushtet për dhurim apo jo pra nëse plazma e tyre plotëson kushtet për trajtimin me plazëm hiperimune. 

A ka nisur mbledhja e plazmës tek pacientët që kanë kaluar koronavirus tek ne?

Me sa  di une mbledhja e plazmës ka filluar në personat që plotësojnë kushtet për dhurimin e plazmës, pasi ashtu si gjaku dhe dhurimi i plazmës është një akt  vullnetar.

Në disa raste tamponi rezulton fals ndonëse pacienti ka shenja te virusit covid. A mendoni se duhet të ndryshojë protokolli në lidhje me analizën e tamponit kur serologjiku rezulton më i saktë për identifikimin e virusit në organizëm?

Të gjithë ata që merren me teste laboratorike pavarësisht qëllimit të përdorimit të tyre e dinë që çdo test pra çdo teknikë ka dy karakteristika kryesore që emërohen si sensitiviteti dhe specitiviteti.

Për rtPCR në mënyrë teorike  këto parametra janë shumë afër maksimales, pra shumë afër 100 %, teorikisht analiza e amplifikimit të zinxhirëve të acideve nukleike është e aftë të detektojë apo të zbulojë praninë në ambientin ku zhvillohet reaksioni edhe tek një zinxhir i vetëm.

Në praktikë aftësia zbuluese ndryshon në një masë të madhe nga ajo teori…

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore