Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kushtetuesja nuk rrëzon herësin, por nivelin e tij: 10 mijë vota i lartë, të ulet

Kushtetuesja nuk rrëzon herësin, por nivelin e tij: 10 mijë vota

Gjykata Kushtetuese nuk e ka rrëzuar konceptin e herësit në ndarjen e mandateve, por ka rrëzuar nivelin e përcaktuar prej 10 mijë votash të tij për thyerjen e renditjes, si joproporcionale e që shkel parimin e barazisë së votës.

"Në vlerësimin e Gjykatës, në përcaktimin e herësit nuk duhet të vendosen kufizime në një masë më të madhe se sa është e nevojshme për të arritur objektivat, në respektim të së drejtës për të zgjedhur dhe parimit të barazisë së votës. Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se parashikimi i herësit, lidhur me vlerën e tij numerike, i përcaktuar në pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, si një ndër kriteret që ndikon në shpërndarjen e mandateve, cenon të drejtën për të zgjedhur, pasi nuk përmbush kriterin e proporcionalitetit", thuhet në vendimin e arsyetuar.

Në vendimin e zbardhur, Gjykata Kushtetuese arsyeton se niveli i herësit është shumë i lartë dhe për më tepër ai shkakton pabarazi të votës, duke shkelur kështu një parim kushtetues. Vendimi për rrëzimin e nivelit të herësit është marrë 6 me 1, me votën kundër vetëm të gjyqtarit, Altin Binaj.

Gjykata thotë se pesha e votës preferenciale nuk mund të ndryshojë nga zona në zonë dhe se ajo gëzon të gjitha parashikimet e Kushtetutës, përfshirë këtu edhe barazinë dhe për këtë arsye, kjo barazi nuk mund të kufizohet nga Kodi Zgjedhor.

Në arsyetim, gjykatë vëren se në zona të caktuara me numër të vogël votuesish e mandatesh herësi ishte disa herë më i lartë se mundësia reale e kandidatëve për deputetë për ta thyer atë. Në arsyetimin e saj, gjykata vlerëson se masa e herësit e parashikuar nga neni 163 i Kodit Zgjedhor është një kufizim krejtësisht jo propocional dhe e ka rrëzuar si antikushtetues.

“Bazuar në vendimet paraprake të KQZ-së për shpërndarjen e mandateve, konstatohet se veçanërisht në qarqet me numër të vogël mandatesh, kandidatët e subjekteve zgjedhore kanë marrë deri në 3 herë vota më pak se vlera e përcaktuar e herësit, për atë zonë zgjedhore dhe atë subjekt zgjedhor, pra është një vlerë dukshëm më e ulët se vlera e herësit. Në këtë aspekt, Gjykata vlerëson se pika 3 e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, në disa zona zgjedhore me numër të vogël zgjedhësish, ose me numër të ulët të mandateve, e shndërron votën parapëlqyese në të drejtë iluzore, pasi cenon thelbin e së drejtës për të zgjedhur”, thotë Gjykata Kushtetuese.

Ky paragraf mund të interpretohet edhe si një rekomandim që Gjykata Kushtetuese i adreson Kuvendit se cili duhet të jetë kufiri maksimal i herësit për të siguruar proporcionalitetin dhe barazinë e votës. Do të thotë se gjykata rekomandon që herësi të jetë maksimumi sa një e treta e herësit aktual, pra një e treta e 10 mijë votave, ose rreth 3300-3400 vota.

Në fund të vendimit të arsyetuar gjykata nuk e detyron Kuvendit që të korrigjojë këtë nen, që do të thotë se në vlerësimin e saj Kodi Zgjedhor mund të jetë funksional dhe të ndajë drejt mandatet edhe në formën që qëndron pas shfuqizimit të masës së herësit. / Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore