Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kushtetuesja, funksionimi me një këmbë

Kushtetuesja, funksionimi me një këmbë

Pati mjaft entuziazëm plotësimi i numrit 6 të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, pas dekretimit të Presidentit Ilir Meta të Përparim Kalos. Që nga komisionieri i Zgjerimit i BE-së, ambasadorja amerikane në Tiranë, e disa autoritete të rëndësishme e kanë përshëndetur këtë hap.

Pas betimit të sotëm të Kalos, 6 anëtarët do të mblidhen në konstituimin e takimit të parë, për të nisur menjëherë nga puna të grumbullit të madh të lëndës që është paraqitur në këtë Gjykatë si nga mazhoranca, presidenca apo edhe nga opozita.

Çështjet janë kapicë, megjithëse grupi aktual i Kushtetueses ka ndjekur një taktikë “mënjanimi”, pra shumë çështje as nuk i ka kaluar fare në seancë plenare, duke i mos i marrë në shqyrtim.

Gjithsesi, dy nga lëndët më inkandeshente që do të marrë Gjykata Kushtetuese në shqyrtim janë zgjehdjet e 30 qershorit 2019, do të thotë dekreti i Metës për t’i anuluar, dhe dekreti i Metës për të shpallur një datë të re. Si mazhoranca, ashtu edhe Presidenti kanë paraqitur lëndë në institucionin që interpreton ligjin themeltar të shtetit.

Përpara se ta marrë në shqyrtim Gjykata, duhet të mblidhet Kolegji prej 3 anëtarësh për ta vendosur a do ta kalojë në seancë plenare apo jo? Që natyrisht është një formalitet, pasi lënda është e tillë e rëndësishme që nuk shmanget.

Por, këtu bëhet fjalë për një kohë që i duhet Gjykatës me 6 anëtarë për të bërë “nxemjen” e kjo do të marrë sipas të gjitha gjasave 1 ose dy muaj.

Trajtimi i çështjes së nxehtë në kulmin e fushatës elektorale, zor se mund të merret përsipër nga anëtarët, edhe kështu të brishtë e sipas gjasave, kjo çështje do të shtyhet pas prillit.

Gjithsesi, funksionaliteti i kësaj gjykate faret shumë edhe nga mënyra sesi do të duhet votuar. Dy janë mundësitë që një vendim të gjuhet i miratuar me 6 anëtarë: ose 6 me zero ose 5 me 1.

Ndaj ka pasur debat të fortë për këtë çështje që në fillim. Juristë të ndryshëm, si për shembull ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka mbështetur idenë që të bëhet plotësimi i plotë e më pas nisja e punës, pasi me këtë mundësi gjithçka është e cunguar.

“Gjykata e Lartë duhet të emërojë 2+1 anëtarët e saj në Gjykatën Kushtetuese. Janë 3 të zgjedhurit e Gjykatës së Lartë ato që bëjnë dallimin në vendimmarrjen e pavarur të Kushtetueses. Pa 3 të zgjedhurit nga Gjykata e Lartë, vendimmarrja në Gjykatën Kushtetuese është e mangët, e pasigurtë dhe mbi të gjitha jo e pandikueshme nga politika. Përtej entuziazmit fallco të Ambasadorëve, ka ende punë për të ngritur Gjykatën Kushtetuese”, shkruan Manjani.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, tha dje se “Numri prej i 6 anëtarëve nga nëntë e bën funksionale zhvillimin e mbledhjes plenare të Gjykatës Kushtetuese sepse merr vendimmarrje në dhomë këshillimi apo mbledhje plenare kur çështjet kalojnë për gjykim.

6 është kuorumi i kërkuar nga ligji, por që të kemi një vendimmarrje për çështje të rëndësishme duhet të kemi vendimmarrje 6 me 1 ose 6 me 0  në kushtet 4 me 2 nuk kemi vendimmarrje. Ajo që është e rëndësishme që me dekretimin nga presidenti të anëtarit të 6 të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të flitet që Shqipëria nuk është pa Gjykatë Kushtetuese. Merr kontekstin funksional dhe do të ndihmojë në kalimin e Shqipërisë në negociatat me BE-në”.

Por edhe këtu ka një kleçkë, pasi Vitore Tusha, kryetarja në detyrë e Gjykatës që i ka mbaruar mandati prej kohësh është vakancë e Gjykaës së Lartë. Natyrisht të gjitha janë hipoteza, pasi mund të ndodhë edhe një zhvillim tjetër; që anëtarët e rinj të Kushtetueses të japin që në fillim dëshmi integriteti e pavarësie nga politika, siç ka ndodhur me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, e kjo natyrisht që është zhvillimi më i pritshëm dhe pozitiv nëse ndodh. Megjithatë, opinioni publik e quan utopi një institucion të pavarur në Shqipëri, duke parë edhe përvojën e 30 viteve polarizim e përplasje.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore