Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kush po i vret shokët e Ervis Martinajt?

Kush po i vret shokët e Ervis Martinajt?

Tiranë- Vrasja e cila tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën duket të ketë se ka qenë i paralajmëruar për shkak tëprecedentëve penalë ku ishte i përfshirë viktima Erigers Mihasi. I njohur si miku i Ervis Martinajt, ai kishte qenë disa herë i arrestuar dhe shpallur në kërkim për grabitje dhe ngjarje të tjera kriminale.

Tre vite më parë u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok. Ai kishte qenë i arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.

Në qershor të vitit të kaluar Erigers Mihasi u shpall në kërkim nga policia në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në Yrshek në banesën e Gëzim Harokut.  Mihasi ishte mik i ngushtë edhe me Santiago Malkon, ish-policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari.

Vrasja e Santiago Malkos

Kush po i vret shokët e Ervis Martinajt?

Santiago Malko u vra në zonën e Porcelanit në gusht të vitit 2019 teksa u qëllua në makinën e tij BMW X5. Santiago Malko ish-punonjës policie kishte qenë më parë i arrestuar. Në lidhje me vrasjen e tij është arrestuar Blendi Teta.

Vrasja e Fabian Gaxhës

Kush po i vret shokët e Ervis Martinajt?

Fabian Gaxha u vra në lokalin “Monopol” në ish-Bllok në 4 tetor të vitit 2018 pas një përplasje mes dy grupeve. Gaxha ishte i shoqëruar bashkë me mikun e tij Ervis Martinaj, ku pas një konflikti mes palëve, u vra me armë zjarri nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Të plagosur mbetën edhe Ervis Martinaj si dhe miku i tyre Eljo Hato.

Vrasja e Bujar Likës

Kush po i vret shokët e Ervis Martinajt?

Në aksin rrugor Laç-Mamurras afër kryqëzimit të fshatit Gjormë një person qëlloi me armë zjarri. Si pasojë ndërroi jetë në vendngjarje Bujar Lika (Hasani) 37-vjeç, i cili dyshohet se ishte dhe shënjestra e këtij atentati. Pranë trupit të tij u gjet një armë zjarri. Bujar Lika ishte mik i ngushtë i Ervis Martinaj./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore