Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kush ishte Pjerin Xhuvani!

Kush ishte Pjerin Xhuvani!

Pas një shkëmbimi zjarri, këtë të mërkurë, në lagjen “5 maji” në Elbasan mbeti i vrarë shtetasi, Pjerin Xhuvani. Por kush është Pjerin Xhuvani? Ai ka qenë kryetar i LSI-së në këtë qytet. Më pas, ai është arrestuar për korrupsion kur ishte drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në korrik të vitit 2016, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet burg, që iu konvertua ne 2,5 vjet Shërbim Prove, si edhe heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 3 vjet, pasi u fajësua për “mashtrim”, “shpërdorim të detyrës”, kryer në bashkëpunim” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Në vitin 2017, ai ishte pjesë e PDIU-së. Ditën e Verës në 14 marsin e vitit 2021, ai ishte një nga personat e akuzuar nga Partia Demokratike për përplasjen që ndodhi në këtë qytet mes militantëve të të dy kampeve. Ai u akuzua si militant i PS në atë kohë.

Kush ishte Pjerin Xhuvani!

Pjerin Xhuvani është një prej eksponentëve të Partisë Socialiste që prej kohësh angazhohej për fushatën e së majtës, duke zhvilluar takime me kandidatët e kësaj force politike në qarkun e Elbasanit.

Por, gjithashtu, Xhuvani njihet për popullaritetin e tij në Elbasan dhe duket se qëndrimet e tij pro PS kanë qenë një arsye e incidentit politik që shënoi ngjarjen më të rënda deri tani në zgjedhjet parlamentare të këtij viti../ Top NEWS

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore