Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kush i donte të vdekur Erigers Mihasin dhe Amando Dumanin?!

Kush i donte të vdekur Erigers Mihasin dhe Amando Dumanin?!

Tiranë- Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së shtunës kryeqytetin, në zonën e Astirit.  Erigers Mihasi dhe Amando Dumani u ekszekutuan brenda në makinë me një mori plumbash. Erigers Mihasi nuk ishte një personazh i panjohur për uniformat e policies mësohet .  Ai ishte arrestuar për dhunimin dhe grabitjen e prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë. Dyshohet se Mihasi ka qenë i afërt me Santiago Malkon, i cili mbeti i vrarë me në 2018, një atentat mafioz ku sot e kësaj dite kalon nëpër kalvare hetimesh e gjykimesh e ku disa nga autorët e dyshuar janë të lirë.

Mihasi dyshohet si një nga personat që ka qëlluar edhe ndaj Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe plagosjen e mikut të tyre, Ibrahim Durollari. Por një vit para kësaj ngjarje, Mihasi dyshohet se është përfshirë në një ngjarje tjetër kriminale në Laç në 2017, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, punonjës i bashkisë së Kurbinit kur 5 persona i zunë pritë të armatosur rëndë me pistoleta dhe automatik kallashnikov. Bashkë me Tomën që mbeti i plagosur me armë zjarri, ndodhej edhe një grup të rinjsh. Pati të shtëna, sherr fizik e me sende të forta mes dy grupeve.

Ngjarja u dokumentua edhe përmes kamerave filmike, pamje që i ngjajnë një skene horror por pavarësisht se mes të dyshuarve ishte Erigers Mihasi dhe Fabian Gaxha, asnjëri nuk u arrestua. Gaxha u vra disa kohë më pas pikërisht më 4 tetor 2018.

Mihasi  edhe Dumani në fushën e grabitjeve, kanë mbi vete mjaft precedent, në automjetin e tyre, tip “Audi A 8”, brenda të cilit u vranë, nuk janë gjetur armë apo sende të kundraligjshme. Miku i Vis Martinaj tregohej i kujdesshëm në lëvizjet e tij, por kanë mjaftuar jo më shumë se 24 orë, nga zbritja e tij në Shqipëri, për t’u gjetur dhe ekzekutuar nga armiqtë.

Ai para se të konsumonte kafe së bashku me Dumanin në zonën e Astirit, kishte bërë disa shëtitje në Tiranë me po të njëjtën makinë, dhe dyshohet se përgjatë gjithë kohës, ka qenë në ndjekje dhe survejim nga autorët apo bashkëpunëtorët e tyre. Nuk përjashtohet mundësia se në atentat të jenë përfshirë edhe persona të tjerë në rolin e informatorëve, përveç atyre që kanë bashkëpunuar për t’i larguar nga vendi i ngjarjes, djegur mjetin në Thumanë dhe arratisur në drejtim të paditur.

Erigers Mihasi kishte filluar të frekuentonte xhaminë

Së fundmi mësohet se Mihasi po tentonte që të ndryshonte stilin e tij të jetesës, duke dashur të largohet nga rruga dhe për t’ju përkushtuar besimit, rrugës së drejtë dhe larg krimeve. Mihasi kohët e fundit kishte filluar të frekuentonte xhamitë në Tiranë. Përmes një postimi Xhamitë e Tiranës tregon se 32-vjeçari kishte filluar të pendohej për gabimet e tij dhe donte të linte larg të shkuarën e errët.

“Te Zotit jemi dhe vetëm tek Ai një ditë padyshim do të kthehemi! Mbrëmë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij Erigers Mihasi i cili u vra në një atentat tek Astiri bashkë me shokun e tij. Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke ju kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët, mirëpo deshi Allahu ta merte nga kjo botë. Namazi i Xhenazes do të falet sot në varrezat e Sharrës në orën 14:30. “Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, po më i miri prej tyre është ai që pendohet te Zoti i tij.” (Profeti Muhamed a.s) Zoti ia pastë pranuar sakrificën për t’iu kthyer rrugës së mbarë, Zoti ju dhëntë durim familjarëve të tij”, shkruhet në postimin e Xhamive të Tiranës.

Policia kontrollon shtëpinë e Elvis Gacaj, anëtar i klanit Duka

Hetimet për vrasjen e dyfishtë në zonën e Astirit kanë çuar policinë të ushtrojë kontrolle në shtëpinë e shtetasit Elvis Gacaj, i dyshuar si anëtar i klanit Duka, si personi që mund të ketë dijeni mbi vrasjen.

Ngjarja është regjistruar si vrasje në rrethana cilësuese, policia ka ushtruar një sërë kontrollesh në banesa të ndryshme në Tiranë. Por ajo që bie në sy nga këto kontrolle është ajo në shtëpinë e Elvis Gacaj, i cili njihet si anëtar i klanit Duka.

Kush ishte vajza e cila ishte në makinën e dy viktimave

Grupi i hetimi i tha jo zyrtarisht gazetares Anila Hoxha se dy viktimat ditën e fundit ishin takuar në mesditë. Referuar një prej dëshmitarëve, e njohur e të ndjerit Mihasi, që ata e morën me makinë rreth orës 16:36.

Mësohet se vajza ka zbritur pranë Komunës së Parisit në Tiranë, rreth orës 19:00. Ajo tregoi se ata vetëm kishin shëtitur me makinë.

Në orën 19:25 të asaj mbrëmje, Erigersi më dërgoi si emoji një trendafil”, thotë e reja

Kujtojmë se Rigers Mihasi, i cili është qëlluar me 13 plumba është krahu i djathtë i Ervis Martinaj, ky i fundit dyshohet se është përplasur me klanin Duka, por këto janë të dhëna paraprake deri më tani, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore