Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kush është maqedono-shqiptari që po përflitet si kryeministri i ardhshëm?

Kush është maqedono-shqiptari që po përflitet si

Në mozaikun e të panjohurave se kush do t’i sigurojë numrat për të bërë Qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, ndër spinet e lansuara partiake është përmendur edhe emri i Llazar Elenovskit, diplomatit me karrierë.

Elenovski më parë i njohur edhe si ish-ministër mbetet një figurë individualiste që ka ditur të menaxhojë dhe të menaxhohet në skenën politike.

Emri i tij orëve të fundit u lakua si kompromis për kryeministër shqiptar, një kusht i BDI-së për të formuar Qeverinë. Mediat online në Shkup kanë shkruar se BDI ka arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE që Elenovski të jetë emri i kryeministrit në Qeverinë e re.

Reflektimi i vazhdueshëm tek emri i tij ka të bëj me faktin se është një fëmijë i një çifti të përzier, babain maqedonas dhe nënën shqiptare. Që nga fëmijëria Elenovski ka kapur të dyja gjuhët dhe se ai sot flet rrjedhshëm dhe gjuhën shqipe.

Megjithëse, emri i tij ka ngelur vetëm spekulim, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka qenë personalisht i angazhuar për avancimin e tij, duke e mbështetur nominimin për t’u emëruar ambasador në Bruksel. Elenovski së fundi ishte po ashtu në mision diplomatik, në cilësinë e përfaqësuesit special të Qeverisë për integrim në NATO në Bruksel. Në maj të këtij viti ai u shkarkua nga kjo detyrë.

Elenovski është i lindur më 19 mars 1971, i diplomuar për ekonomi në Universitetin e Shkupit. Ai gjatë karrierës së tij të re dhe të pasur ka kryer edhe funksione të tjera duke qenë ministër i mbrojtjes në vitin 2006 në Qeverinë LSDM – BDI. Në vitin 2014 emri i tij u përmend si kandidat koncesual për president. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore