Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kush është biznesmeni që mori Kakomenë në shkelje me ligjin nga Shaban Memia?!

Kush është biznesmeni që mori Kakomenë në shkelje me

Banorët e Gjirit Kakomesë kanë ngritur në padi ndaj ish-kryetarit të Agjencisë së Legalizimit, ALUIZNI-t, Shaban Memia për shkak të dhënies së vendimit që i ka dhënë firmës private 100 hektarë tokë për të ndërtuar. Në kallëzimin e 1005 banorëve të fshatit Nivicë bërë ndaj Memisë, ai akuzohet se kanë grabitur pronën, duke ia kaluar pronën biznesmenit Luan Leka, për ndërtimin e një fshati turistik,projekt  i cili deri më sot ka mbetur vetëm në letër.

Po kush është biznesmeni Luan Leka? Ai është një emër i njohur në botën e biznesit, drejton kompaninë e prodhimit EHW, si dhe është përfaqësues i CONAD Albania. Prej vitesh në tregun e njësive ushqimore, Leka së fundmi i është futur në biznesit të ndërtimit.

Pikërisht projekti më i fundit në një nga perlat e Jugut të Shqipërisë është prezantuar nga një arkitekt italian, i cili njofton në faqen e vetë online për një projekt të quajtur “Saranda Beach Village”. Sipas arkitektit, fshati do të jetë 39 hektarë, shumë pranë gjirit të Kakomesë, duke e cilësuar si një nga plazhet më të pandotur që mund të gjenden në bregun ballkanas. Projekti konsiston në një hotel luksoz me 400 dhoma dhe 300 vila magjepsëse.

Por pikërisht kryesia e fshatit Nivicë ka ngritur kallëzim penal ndaj biznesmenit Leka për marrjen e 20 ha tokë që ndodhet buzë bregdetit. Pas paraqitjes së kërkesës banorët e fshatit Nivicë protestuan,  duke i bërë thirrje kryeministrit që të ndërhyjë. “Kemi njerëzit tanë në Tiranë që punojnë kundra nesh. I lutemi kryeministrit shqiptar të vërë dorë nga kjo orë për të zgjidhur këtë problem, sepse ne nuk tërhiqmi, nuk ikim nga shtëpitë tona. Të ndalohen provokimet dhe provokimet. Këtu është një korrupsion i paparë nga prokuroria, gjykata, policia dhe të gjithë. Ne i kemi tokat me tapi dhe nuk shkojmë dot në Kakome. Këto toka i kemi me qindra vite. Na i mbajti regjimi komunist. Tani po na i mbajnë këta me korrupsion”, tha një nga banorët.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore