Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kur do të flasë Basha për menaxhimin e plehrave nga kunati?!

Kur do të flasë Basha për menaxhimin e plehrave nga kunati?!

Lulzim Basha, vetëm njëherë kur u thirr në skenë nga Edi Rama për çështjen e menaxhimit të mbetjeve nga ana e bashkisë së Tiranës kur e drejtonte ai, foli diçka për atë proces që është baza edhe i debatit të sotëm mbi impiantet.

Kjo pasi në kohën e Lulzim Bashës kur drejtonte bashkinë e Tiranës ka nisur çështja e mbetjeve të trajtohet në duart e privatëve.

Deri atëherë të vetmin operacion që bënin privatët ishte marrja e mbeturinave nga kazanët dhe dërgimi në fushën e Sharrës, ku plehrat digjeshin masivisht. Për këtë shërbim kompania merrte tarifën nga bashkia. Pas vitit 2011 në Shqipëri nisi të ngrihej e fuqizohej biznesi i riciklimit të mbeturinave, i cili deri atëherë funksiononte në firma të vogla që mblidhnin kryesisht metalet e i çonin për skrap.

E në kohën e Bashës-Kryebashkiak, nisi që të bëhej biznes e monopolizohej edhe mbledhja e mbeturinave që duhet të çohen për riciklim, e që gjendeshin në plehra si kanoçe apo plastikë.

Ky biznes, në atë kohë u vendos në duart e një operatori, i cili madje u vuri në shpinë policinë bashkiake çdo “operator”, pra romët kryesisht që mblidhnin mbeturinat nga kazanët që t’i çonin në operatorë të tjerë që i eksportonin. Skema u zbardh që në atë kohë, madje ka pasur akuza e protesta e opozitës së asaj kohe dhe kanë shkruar e folur pa pushim mediat e vendit.

Mediat nxorën që pjesë e biznesit të menaxhimit të mbetjeve të Tiranës ishte aksioner, pra partner në biznes edhe kunati i Lulzim Bashës, atëherë kryetar i Bashkisë së Tiranës, e sot kryetar i Partisë Demokratike.

Pikërisht këtë proces, këtë biznes, këtë skemë, Lulzim Basha duhet ta shpjegojë, të flasë, të tregoj gjithçka për atë vizion, për atë organizim të përpunimit të mbeturinave, si është e vërteta që përmendet kunati i tij, dhe natyrisht të flasë pastaj edhe për projektet që kishte dhe më pas ja rrëzoi Edi Rama.

Por padyshim që një qasje shteruese dhe sqaruese e vizionit të tij për këtë çështje, apo ndoshta ka qenë zgjidhje provizore, gjithçka do të duhet të sqarohet.

Sidomos nga një lider i opozitës që kërkon të bëhet kryeministër dhe sot është një nga denoncuesit e kundërshtuesit e menaxhimit të kësaj çështjeje nga qeveria. Është më elementarja që mund të bëjë një politikan..

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore