Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kryespiuni rus tregon sekretet: Si është të punosh shefin tim Vladimir Putin

Kryespiuni rus tregon sekretet: Si është të punosh shefin tim

Sergei Naryshkin, shefi i agjencisë së Jashtme të spiunazhit rus SVR, ka treguar në një intervistë për drejtorin e gazetës “Rusija sevodnja”, Dmitriju Kiseljov, detaje të punës së tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Pjesë të kësaj interviste  e publikon dhe portali i Kremlinit për Ballkanin Sputnik, Naryshkin thekson se kur është fjalë për spiunazhin Putin është realisht njeriu që drejton dhe vepron si një profesionist i vërtetë,

“Presidenti është shumë i kujdesshëm me inteligjencën. Ai punon si profesionist, kupton se sa ia vlen një informacion, bën shënime. Ne punojmë me ato shënime, sqarojmë diçka, u përgjigjemi pyetjeve të presidentit. Sigurisht, është një kënaqësi e madhe të punosh me një shef që i di detajet dhe specifikat e punës sonë”, tha Naryshkin.

Sipas tij, Shërbimi informon Putinin çdo ditë, "praktikisht pa fundjavë dhe pushime, sepse shërbimi merr informacion nga të gjitha kontinentet përveç Antarktidës".

“Ne, natyrisht, kryejmë një analizë shumë të hollësishme dhe i raportojmë shkurtimisht presidentit”, tha Naryshkin. Siç tha ai, ai ia transmeton atë informacion direkt Putinit.

“Unë ia paraqes të gjitha raportet e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme personalisht atij, si dhe të gjitha dokumentet”, thotë kryespiuni.

Vladimir Putin filloi të punojë në KGB pasi u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Leningradit në 1975. Putin gjithashtu ka punuar në Gjermaninë Lindore në periudhën nga 1985 deri në 1990 në shërbimin e inteligjencës së huaj./GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore