Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kryeçështja që Merkel iu shmang në Ballkan

Kryeçështja që Merkel iu shmang në Ballkan

Prej vitesh, Angela Merkel ishte promotorja dhe avokatja më e mirë në Bruksel për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, sidomos me Procesin e Berlinit. Gjithsesi, largimi i saj nga skena e politikës gjermane dhe asaj europiane lë misionin e papërmbushur dhe me disa probleme të mëdha përpara për rajonin.

Kryeçështja është ajo mes Kosovës dhe Serbisë. Merkel e bëri të qartë në Beograd se Serbia mund të kërkojë anëtarësimin vetëm pasi të ketë njohur Kosovën,

"Të gjithë e dinë se Kosova nuk është njohur nga të gjitha vendet e BE-së, por nuk ka kuptim të flitet për problemin e fundit para se të zgjidhen problemet e tjera. Unë angazhohem për një qasje pragmatike ndaj çështjeve", deklaroi Angela Merkel në Beograd.

DW ngre pyetjen se si do të realizohet kjo në të ardhmen dhe pas largimit të Angela Merkelit? Përgjigje nuk kishte as Aleksandër Vuçiç.

Merkel i dha rrugë shumë proceseve pozitive për rajonin, përfshirë këtu edhe nivelin e lartë të dialogimit mes vendeve dhe uljen e ndjeshme të tensioneve. Por, vetëm kaq nuk mjafton dhe duhet një pasues që të ketë të njëjtat njohuri, kureshtje dhe vëmendje për Ballkanin për të përfunduar punët e lëna përgjysmë nga Merkel.

Por, skepticizmi se kushdo që të vijë nuk do të ketë me vetë zgjidhjen magjike është i madh. Ekspertët dhe analistët thonë se për të zgjidhur disa problematika në rajon, siç është çështja mes Kosovës dhe Serbisë duhet vullneti e guximi për të marrë vendime të vështira i politikanëve lokalë.

Merkel bëri maskimumin që pat në momente të caktuara dhe të vështira, ku në këtë drejtim as Bashkimi Europian nuk e ndihmoi, sidomos me vetot e njëpasnjëshme në procesin e integrimit për gjashtë vendet e rajonit.

Përmes Procesit të Berlinit, Kancelarja u përqëndrua te bashkëpunimi ekonomik e social mes vendeve, ndoshta me shpresën se një afrim i popujve në këtë drejtim do të lehtësonte vendimet e vështira të politikanëve.

Deri diku, koha i dha të drejtë. Por, sërish kritikët e Kancelares në rajon thonë se ajo po largohet nga skena politike pa mbajtur një qëndrim të qartë dhe të prerë për çështjen e nxehta. Merkel nuk foli asnjëherë drejtpërdrejtë ndaj Serbisë që të njohë Kosovën dhe as ushtroi presion ndaj Beogradit në këtë drejtim, ndaj largimi i saj nuk do të sjellë ndonjë ndryshim për procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore