Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kryebashkiaku i Tropojës bën autogol: Pas tenderit që i dha kushëririt, firmos shkresën për shmangien e konfliktit të interesit

Kryebashkiaku i Tropojës bën autogol: Pas tenderit që i dha

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi ka reaguar publikisht ndaj artikujve investigues të Gazeta “Shqip”, mbi dhënien e disa tenderave fitues të këtij qyteti të firmës Vllaznimi shpk, ku rezulton të jetë në pronësi të kushëririt të parë, Bashkim Byberi.

Këto tendera të majmë që mbushin financat e kësaj firme janë të pafund dhe se për Byberin, në një konferencë për mediat të dhënë nga zyra e tij nuk përbëjnë një konflikt interesi.

“Këto janë sulme që bëhen në prag të fushatës politike”, u shpreh Byberi, ndërsa si argument përmendi se nuk ka asnjë konflikt interesi, duke demonstruar  një vendim KLSH-së ku për një prokurim publik shprehej se ishte “i pastër”.

Këtu bëhet fjalë për tenderin për rikonstruksionin Ahmataj-Sopot, Byberi nxjerr dokument ku vërtetohet nga KLSH se procedura e prokurimit është ndjekur nga nënkryetari Abedin Kërnaja dhe jo nga vetë Byberi.

“Kam dhënë dorëheqje që të mos kem konflikt interesi, në bazë të ligjit dhe kam autorizuar nënkryetarin e bashkisë që të merret me tenderat. Këto tendera janë dhënë konform rregullave të ligjit “Për prokurimin Publik””, theksoi Byberi.

Ky është pretendimi i kryebashkiakut të Tropojës që ka theksuar me forcë se tenderi për rikonstruksioni i 5 rrugëve do të zbatohet, punimet do të vijojnë.

“Për këto 5 rrugë do të vazhdojë puna dhe për këto pesë fshatra. Këto janë lekët e bashkisë së Tropojës dhe nuk janë të qeverisë. Jam i hapur para medias dhe komunitet më vjen keq nga ajo që është shkruar”, deaklron Byberi.

Ai tregon për mediat një tjetër dokument ku ka kërkuar që të jetë i përjashtuar nga tenderimet që mban datën 30 dhjetor 2020 ku ia delegon sërish kompetencat nënkryetarit Kërrnaja, e kjo për t’u zbatuar për vitin 2021.

Kjo i hap rrugën edhe më tej nepotizmit, pasi tenderat e ardhshëm mund t’i fitojë sërish kompania e kushëririt të tij dhe ai mos të ketë konflikt interesi.

Kryebashkiaku i Tropojës bën autogol: Pas tenderit që i dha

Por ajo që bie në sy nuk ka një dokument ku Byberi të jetë përjashtuar për super tenderin në vlerën e 340 421 901 lekëve për rikonstruksionin e 5 segmenteve Rrugore fshati Gri, Bujan, Cerrnice, Tropoje(2). Fitues i këtij tenderi sipas vendimit të publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik janë bashkimi i këtyre firmave, që kryesohet nga Vllaznimi shpk (kompania e kushëririt). Për mundësuar fitimin  këtij tenderi u krijua një bashkim operatorësh Vllaznimi shpk me Florida shpk dhe 4 AM shpk. Firma ka nisur punimet në 18 dhjetor të 2018-ës.

Kryebashkiaku pretendon se në rregull me ligjin dhe se nuk konflikt interesi edhe pse  pothuajse të gjitha tenderat në bashkinë e Tropojës po i fiton kushëriri i parë, djali i xhaxhait, Bashkim Byberi. Çështja që shtrohet, është se si ka mundësi që të gjitha këto prokurime fitohen pikërisht te një firmë e vetme dhe duket haptazi një konflikt interesi dhe pse Byberi pretendon se me letra është në rregull, por se paratë e buxhetit të shtetit shkojnë vetëm te një dorë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore