Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kryebashkiaku i Kavajës kapet në mashtrim, depoziton mijëra ton mbetje në plazhin e Gjeneralit

Kryebashkiaku i Kavajës kapet në mashtrim, depoziton mijëra ton

“Mbetjet e të gjithë bashkisë së Kavajës hidhen në landfillin e Sharrës” Kështu u shpreh për Top News kreu i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali. Megjithatë duket se zoti Krali nuk është aspak i sinqertë në deklaratat e tij publike.

Kjo pasi kamera e Top News ka siguruar pamje filmike nga qytetarët, por edhe i ka verifikuar ato, duke udhëtuar drejt një pike ku shkarkohen dhjetëra makina me mbetje çdo ditë dhe më pas u vendoset zjarri.

Zona ku hidhen ilegalisht këto mbetje nga automjetet e kontraktuara nga Bashkia Kavajës, është në afërsi të Spillesë dhe Plazhit të Gjeneralit.

Krimet mjedisore dënohen nga 1 deri në 7 vite burg, por kjo duket se nuk e ka penguar Bashkinë e Kavajës që jo vetëm të dëmtojë natyrën fare pranë bregdetit të një prej zonave më të frekuentuara nga turistët vendas e të huaj, por edhe të vendosë në rrezik jetën e qytetarëve që jetojnë në fshatrat përreth.

Për të humbur gjurmët e kësaj vepre penale, kompania që grumbullon mbetjet e Kavajës, i depoziton mbetjet gjatë natës, dhe më pas i vë flakën duke shkaktuar një masakër mjedisore.

Kryebashkiaku i Kavajës kapet në mashtrim, depoziton mijëra ton

Top News e pyeti në datën 11 Qershor kryebashkiakun Krali sesi do të menaxhohej kjo situatë. Ai u përgjigj se deri në zgjidhjen e situatës, mbetjet do të qëndronin në makinat e grumbullimit.

Gjatë këtyre ditëve, mbetjet nga kush po menaxhohen?

Nga asnjë, prandaj e shikoni që ka agravuar pak situata.

Ankesa nga qytetarët?

Jo, deri tani jo, sepse ka qenë situatë normale.

S’po mblidhen për t’i hedhur iku tjetër?

Jo, për momentin jo.

Por siç shihet, ndryshe nga çfarë tha kryebashkiaku Krali, rreth 40 ton mbetje të Bashkisë Kavajës, nuk qëndrojnë në makinat e grumbullimit, por hidhen çdo natë në këtë zonë, fare pranë Plazhit të Gjeneralit. Era e rëndë e mbetjeve të djegura ndihet nga disa kilometra larg, në një zonë natyrore të virgjër.

Kryebashkiaku i Kavajës kapet në mashtrim, depoziton mijëra ton

Kryebashkiaku i Kavajës kapet në mashtrim, depoziton mijëra ton

Kryebashkiaku i Kavajës kapet në mashtrim, depoziton mijëra ton

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore