Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kriza në Ballkan/ Britania e Madhe cakton gjeneralin e Forcave Ajrore si të dërguar të posaçëm

Kriza në Ballkan/ Britania e Madhe cakton gjeneralin e Forcave Ajrore si

Me shkëputjen nga Bashkimi Europian, Britania e Madhe po i kushton një vëmendje të madhe zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar sir Stuart Peach si të dërguar të posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Në rolin e të dërguarit të posaçëm, Peach do të punojë me liderë të Ballkanit Perëndimor, me zyrtarë të tjerë rreth rajonit dhe aleatë të Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë për të mbështetuar dhe forcuar stabilitetin rajonal.

Kryeministri Boris Johnson tha: "Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e përkushtuar ndaj sigurisë evropiane. Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë e tyre në më shumë se dy dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur arritjet përmes paqes dhe dialogut – nuk mund të lejojmë asnjë kthim në dhunën dhe ndarjen e së kaluarës. Përvoja dhe ekspertiza e gjerë e Sir Stuart do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen dhe për të promovuar integrimin euro-atlantik në këtë rajon vendimtar".

Në njoftimin për emërimin e tij është thënë se i dërguari i posaçëm do të punojë në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si dhe do të përkrahë punën e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt në Bosnje.

Peach, i cili mban titullin "Sir" do të marrë detyrën e re pas dorëheqjes nga detyra e shefit të Komitetit ushtarak të NATO-s më herët gjatë vitit, pozitë të cilën e ka mbajtur nga viti 2018.

Ai ka shërbyer më herët edhe si Shefi i Shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Më 2000, Peach ka qenë edhe komandant i forcës ajrore të NATO-s në Kosovë.

Schmidt ka paralajmëruar se Bosnje-Hercegovina është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë dhe se ekzistojnë gjasa “shumë reale” për rikthimin e tij në konflikt.

Situata e brishtë në rajonin e Ballkanit ka alarmuar vendet Perëndimore dhe më shqetësuese janë zhvillimet në Bosnje-Hercegovinë. Kjo ka bërë që vëmendja të jetë më e madhe, nga Fuqitë e Mëdha.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë emëruar më herët gjatë këtij viti të dërguarin e ri të posaçëm për këtë rajon. Gabrial Escobar e ka zëvendësuar Matthew Palmerin nga muaji shtator.

Aktualisht Palmer është i dërguar i posaçëm i SHBA-së për reformën zgjedhore në Bosnje-Hercegovinë. Bashkimi Evropian ka të dërguar për këtë rajon zyrtarin, Mirosllav Lajçak./ Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore