Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kreshnik Spahiu: Ja përse sulmohet Ben Blushi nga Sali Berisha

Kreshnik Spahiu: Ja përse sulmohet Ben Blushi nga Sali Berisha

Ben Blushin nuk e kam as shok dhe as mik.

Ai ka qënë jo vetëm kritik ndaj meje por ka shkuar edhe më tej. Në vitin 2004 kur unë reletoja në kongresin amerikan kundër qeverisë Nano në të cilën ai ishte ministër, deklaroi në parlament dhe kërkoi publikisht: “Kreshnik Spahiu duhet shpallur Non-Grata dhe s’duhet lejuar të hyj në Shqipëri”

Pavarsisht “armiqësisë” që kam me Ben Blushin, kam mbetur i befasuar këto ditë nga sulmet e opozitës në adresë të familjes së tij.

Pas 7 vitesh opizitë kauza e fundit e Partisë Demokratike pasi i konsumoj të gjitha, është sulmi frontal kundër familjes “Blushi”.

Motivet, shkaqet dhe arsyet e Partisë Demikratike janë tërsisht të qëllimshme dhe mafioze:

- Sepse Ben Blushi zyrtarisht s’është subjekt i deklarimit të pasurive pasi nuk gëzon asnjë post shtetëror apo publik. Subjektet e deklarimit të pasurive janë të përcaktuara me ligjin e organizimit dhe funksionimit ILDPK, por në të nuk përfshihen gazetarët, redaktorët, kryeredaktorët, drejtorët e mediave.

- Sepse Ben Blushi nuk ësht? as pronar dhe as aksioner i Top-Medias por thjesht i punësuar i saj.

- Sepse bashkëshortja e Ben Blushit të cilën e kam kolege, ka 20 vite që ushtron me sukses profesionin e lirë si juriste dhe në përgjithësi ka pasur të ardhura më shumë se bashkëshorti i saj ish deputet me një pagë modeste 800 euro rrogën.

- Sepse për Partinë Demokratike emri Ben Blushit është një kërcënim real, në garën për kryeministër. Në rast dështimit të Ramës apo zgjedhjes së tij president, Ben Blushi mund jetë pretendenti kryesor për karrigen e kryeministrit.

- Sepse opozita heshti kur Ben Blushi i bënte opozitë Ramës 2013-2017, duke i interesuar çarja e Partisë Socialiste, por e sulmon tani që ka 4 vjet larg politikës.

- Sepse Partia Demokratike mban 2 standarde. Denoncon familjen e Ben Blushit dhe mbron familjet e pronarve mafioz të mediave të tjera që miliona shqiptar i dinë shumë mirë pasuritë dhe paratë e tyre të pista.

- Sepse Partia Demokratike lindi si parti e fjalës lirë dhe sot sulmon simbolin e penës lirë, jo si politikan, jo si gazetar, jo si pushtetar, jo si publicist por me “libër shtëpie”.

- Sepse vajza 20 vjeçare e Ben Blushit nuk mund të shndërrohet në kauzë të fitores politike të Partisë Demokratike. Një opozitë që merret me fëmijët adoleshentë gazetarësh.

- Sepse opozita është zhytur në mediokritet dhe me nivelet e Gaz Bardhit është disa shekuj larg intelektualizmit elitar të Ben Blushit.

- Sepse në thelb kjo s’është strategji as e opozitës dhe as e Lulzim Bashës por hakmarrje personale e Sali Berishës pas një emisioni serial që Top Channel realizoi për famijen “Haklaj”

- Sepse axhenda opozitës është shndëruar në menu e halleve familjare të Sali Berishës. Ndonëse Lulzim Basha hesht, i gjithë arsenali i Partisë private të Berishës është orjentuar kundër familjes Blushi.

- Sepse vetëm Berisha nuk njeh as Kanun dhe as të drejtë zakonore por kërcënon në familje çdo kënd që e sheh rrezik për familjen e tij si mesazh mafioz: “Mos u merr me familjen time, sepse të pret i njëjti fat.

Thënë troç dhe shqip: Sali Berisha futi metodën e denigrimit dhe sulmeve në familje dhe jetën private ndaj çdo kundërshtari.

Nuk e di nga i rrjedh ky mllef dhe kaq vrer me familjen e Benit dhe çdo kritiku që guxon ti pëmendi emrin Berishës.

Ndoshta, ndoshta është i kompleksuar nga origjina e tij, pasi ka hyrë në histori si i vetmi President dhe Kryeministër që prindërit dhe motra e vëllezër i mbante në anonimitet.

Ndonse qeverisi 30 vjet, populli s’ja di as emrat dhe as profesionet prindërve të doktorit.
Gjithsesi, ai gjen dhe bën.

Sot askush nuk merret me familjen e atij që qeverisi 30 vjet, por me vajzën 20 vjeçare të një gazetari pa pushtet.

Më pas kjo shoqërohet me qindra komente dhe blogje të militantve në rrjete sociale.

Fundja, s’kanë faj: Është porosi dhe orjentim politike nga “Legjenda” e partisë, të cilit nuk i njohin as emrin e babit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore