Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kosova lë pas Shqipërinë, policët shqiptarë më të keqpaguarit në rajon

Kosova lë pas Shqipërinë, policët shqiptarë më

Si në çdo fushë, edhe në shërbimin e policisë, pagat janë ndër më të ulëtat në raport me vendet e rajonit.

Por pa u krahasuar me asnjë prej tyre, mjafton të krahasohemi me Kosovën ku paga e një polici është mbi 600 euro në muaj, në Shqipëri prej vitit 2014 pagat në këtë shërbim nuk janë rritur aspak. Sipas sindikatës së policisë, përveç faktit që pagat nuk janë rritur, shteti nuk po respekton as ligjin duke mos vlerësuar efektivat blu sipas vjetërsisë dhe gradave.

Nëse i hedh një sy ligjit të ri për Policinë, të vitit 2014, me rikthimin e gradave do të kryhej dhe vlerësimi financiar.

“Sot kemi të gjitha nivelet e gradave në polici që paguhen me të njëjtën pagë, 50 mijë lekë në muaj. Është e pafalshme që ligji nuk gjen zbatim në një kohë kur Kosova një shtet i ri ofron paga më të larta se ne”, thotë për “Shqip”, kreu i sindikatës së Policisë Sadedin Fishta.

Sikur të mos mjaftonte paga e ulët, jo të gjithë forcat e policisë përfitojnë dietën ushqimore të sanksionuar në ligjin për Policinë.

Sindikata e ka denoncuar disa herë faktin se kjo dietë financiare përfitohet vetëm nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe studentët e Akademisë së Policisë. Po ashtu, ndonëse në ligjin e vitit 2014, në nenin 67 ku flitet për Trajtimin financiar gjatë qëndrimit në punë, thuhet se punonjësi i policisë për shkak të përgjegjësisë dhe rrezikshmërisë së lartë në raport  me  strukturat  e  tjera  të  administratës shtetërore,   ka përparësi   në   trajtimin financiar, ku përfshihen:a) paga mujore, e cila përbëhet nga paga për gradë,  shtesë  për  çdo  vit  vjetërsie  shërbimi  dhe shtesë për natyrë të veçantë pune;b)  kompensimi  për  privacionet  që  i  krijohen  punonjësit    të    policisë    për    largësi    nga    vendbanim. Por ky nen nuk zbatohet prej 6 vitesh për shkak të mungesës së akteve nënligjore. Punonjësit e policisë jo vetëm nuk vlerësohen sipas gradave të tyre, por nuk përfitojnë as orët e natës. Madje as dietat për shërbimet larg vendbanimit të tyre.

Megjithë insistimin për respektimin e ligjit, duket se kërkesat e punonjësve të policisë po bien në vesh të shurdhër.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore