
Kontrolli në dy prona të Ervis Martinajt në Surrel, 'ZHGËNJEN' sërish policia, nuk u gjetën sende të jashtëligjshme
Dy javë pas bastisjes së banesës në Fushëkuqe, SPAK urdhëron kontrollin e pronave të Ervis Martinaj të Surrel.
Pasditen e së shtunës forca të shumta policie mësynë në dy vilat në pronësi të Martinajt të cilat ishin të pabanuara nga askush.
Burime për Top Channel thanë se këto kontrolle po ushtrohen në funksion të veprimeve hetimore të operacionit ‘Plumbi i Artë’.
Nga kontrolli i banesave policia nuk ka gjetur asnjë send të jashtëligjshëm, megjithatë janë sekuestruar dokumente e sende të tjera që do të ekzaminohen dhe pritet t’i vijnë në ndihmë këtij hetimi.
Nuk dihet pse SPAK priti dy javë për të nxjerrë një udhër kontrolli të ri ndaj provave të Martinajt. Megjithëse kanë kaluar 2 javë nga kontrolli i parë në Fushëkuqe ku u gjet një arsenal armatimi dhe eksplozivi SPAK dhe policia nuk janë në gjendje të thonë se kujt i përkasin ato.
Ndërkohë që pa përgjigje mbetet edhe pikëpyetja për fatin e ish manjatit të lojërave të fatit I cili në gusht të këtij viti u denoncua i zhdukur nga familjarët./ Top Channel



Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >



Bie sërish çmimi i naftës, me sa do të tregtohen karburantet
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte

Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Aktualitet




