Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Konflikti mes Turqisë e Athinës, Gjykata e Hagës mund t'i japë të drejtë Erdoganit

Konflikti mes Turqisë e Athinës, Gjykata e Hagës mund t'i

Zgjidhja e konfliktit greko-turk në Mesdhe mund të mos jetë dhe aq e thjeshtë, sipas The Guardian, duke qenë se të dy palët kanë pretendime legjitime, dhe ligji vërtet kompleks I detit, interpretohet ndryshe nga Greqia dhe Turqia, teksa të dy palët paraqesin harta thellësisht kontradiktore për të shënjuar shelfin e tyre kontinenal, e për rrjedhojë, dhe zonat ekskluzive ekonomike.

Niveli i rezervave në këtë rajon si dhe ambiciet eTurqisë, e shtynë vitin e kaluar Izraelin, Greqinë, Egjiptin, Qipron, Italinë, Jordaninë dhe Autoritetin Palestinez të krijonin një forum gazi të Mesdheut Lindor, një lloj karteli të gazit duke hartuar një plan të përbashkët për nxjerrjen dhe eksportimin e tij nga rajoni.

Franca kërkon gjithashtu të bashkohet dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që janë përplasur me Turqinë për ndërhyrjen në Libi, e mbështesnin nismën, që krijon praktikisht një rrjet të fuqishëm antiturk. Frika se konflikti mund të dalë jashtë kontrollit ka nxjerrë në pah nevojën urgjente për një ndërmjetësues neutral.

Përpjekjet e Nato-s për të ulur tensionet me bisedime, nuk patën shumë frytë për shkak të zvarritjeve te Greqisë. Ministry I jashtëm grek, Nikos Dendias këmbënguli se bisedimet do të fillojnë vetëm kur të reshtin kërcënimet, e ndërkohë mori avionin drejt Nju Jorkut për t`i shtuar listës së gjatë të aleancave edhe mbështetjen e kreut të OKB-së, Antonio Guterres.

Konventa detare e OKB-së, Unclos, e firmosur nga 167 shtete por jo nga Turqia, parashikon kufizimin e zonave ekskluzive ekonomike ne baze te shelfit kontinental dhe Greqia, me 12 ishujt e saj të shpërndarë në Dodekadez, ngre pretendime të forta eksplorimi.  Ishulli i vogël i Kastellorizo, vetëm 2 km nga bregu turk dhe 500 km nga kontinent grek, është një pronë greke, por shekullin e kaluar është mbajtur nga Turqia, Italia dhe Gjermania dhe ka qenë protektorat britanik.

Turqia po kërcënon të dërgojë anije përtej tij për të eksploruar rezervat e hidrokarbureve. Analistët që po I nxisin të dyja palët të provojnë arbitrazhin, thonë se në praktikë gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë nuk mund të miratojë pozicionin maksimalist të Greqisë. Sipas tyre, në zgjidhjen e mosmarrëveshjes, pyetja kryesore do të ishte nëse ishujt kanë të njëjtën zonë detare si toka kontinentale.

Keta ekspertë të cituar nga the Guardian e shohin të pagjasë që arbitrazhi ta justifikojë shtrirjen e ZEE-së së Kastelorizos nga Rodosi edhe për 125 km të tjera në lindje, duke e privuar kështu Turqinë nga 400.000 km katrorë ujë. Por nga ana tjetër joshja ë Turqisë në “lotarinë e arbitrazhit” do të ishte sërish e vështirë, thotë gazeta, sepse ekziston rreziku që një pjesë e madhe e Egjeut të mbetet greke.  

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore