Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Konfirmohet lajmi i “Shqip”/ Misteri i vizitës së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në SHBA, zbulohet lobisti  klerik që ka publikuar...

Konfirmohet lajmi i “Shqip”/ Misteri i vizitës së Ilir

Një ditë më parë Gazeta “Shqip” publikoi ekskluzivisht lajmin se presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kishin ndërmarrë një udhëtim privat jo zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vizita në SHBA, private dhe jo për qëllime shtetërore, është zbuluar nga një klerik libanez, me tepër ndikim, që njihet si lobit dhe njihet si biznesmen me ndikim në fushën e shëndetësisë. Ai ka publikuar një libër të ri për Kur’anin, librin e shenjtë të besimtarëve mylsimanë.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se ka pritur që me 20 korriik presidentin Meta dhe zonjën e parë, Kryemadhi, edhe pse kryetarja e LSI-së nuk e gëzon këtë status.

Vizita private, sipas postimit të bërë, është bërë 5 ditë më parë, më 20 korrik), por nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për udhëtimin e presidentit. Në postimin e publikuar në ‘Facebook’, ai shkruan se presidentit Meta i ka dhuruar librin e tij Kur’ani me Referencat në Bibël. Ai tregon se Kryemadhi është zotuar ta përkthejë librin, ndërsa thekson se çifti presidencial e ka ftuar atë për një vizitë në Shqipëri.

Konfirmohet lajmi i “Shqip”/ Misteri i vizitës së Ilir

Konfirmohet lajmi i “Shqip”/ Misteri i vizitës së Ilir

“Unë dhe gruaja ime patëm një vizitë shumë produktive këtë mëngjes me Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Ilir Meta dhe gruan e tij Monika Kryemadhi. Ne u dhuruam atyre një kopje të librit tim Kur’ani me Referencat në Bibël. Zonja e Parë e Shqipërisë e donte librin dhe u angazhua për ta përkthyer atë në shqip me një grup studiuesish. Ata gjithashtu na ftuan t’i vizitojmë ata në Shqipëri për të festuar fillimin e përkthimit të librit”, shkruan Kaskas.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore