Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kisha Serbe në krye të fushatës zgjedhore: Po nuk mbajtëm Malin e Zi, nuk e çlirojmë Kosovën

Kisha Serbe në krye të fushatës zgjedhore: Po nuk mbajtëm

Një faktor shumë i fortë në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi që mbahen nesër është pikërisht Kisha Ortodokse Serbe dhe kreu i saj, Amfilohije.

Ajo po vijon duelin e fortë me Milo Gjukanoviçin në kohën e heshtjez zgjedhore.

Në një ceremoni të transmetuar live nga mediat serbe dhe ato ruse, si Sputnik, Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi, ka hedhur alarmin e shqiptarëve të cilave sipas autoriteteve të Kishës serbe duan që Mali i Zi të jetë i shkëputur nga Serbia.

Amfilohije ka dekoruar një shkrimtar serb nga Graçanica e Kosovës, i cili ka lëshuar alarmin se nëse Mali i Zi nuk mbahet “i lirë” nuk do të “çlirohet” as Kosova.

“Liria e Kosovës varet nga Mali i Zi i lirë”, tha shkrimtari dhe gazetari nga Graçanica, Zivojin Rakoceviç, të cilit ju dha çmimin “Vula e Shën Stefanit”, që është pjesë e kremtimit të vitit “cirilik”.

Mali i Zi ka vendosur prej kohësh si alfavet më të përdorshëm atë latin, megjithëse ka si zyrtar edhe atë cirilik. Ndarja është aq e madhe sa pikërisht nga përdorimi i këtyre dialekteve mund të shikosh se cilës anë kulturore i përkasin mediat që përdorin këto alfabete.

Kisha Serbe në krye të fushatës zgjedhore: Po nuk mbajtëm

“Kjo dramë filloi në Kosovë “, tha Rakovecic, nga manastiri Moraça.

“Qindra mijëra banorë të saj po kalojnë rrugën nga frika te liria. Të gjithë ata që përshkuan Shqipërinë kanë marrë një monument për qëndresën, të gjithë ata që kaluan rrugën e frikës në Mal të Zi do të marrin një monument lirie. Mbi atë monument të lirisë, po shkruhet një model i ri për një kohë të re, i përmbajtur në katër fjalë: fe, komb, liri, demokraci”, shtoi shkrimtari serb i cituar nga Sputnik.

Rakoçeviç gjithashtu kujtoi 2006 kur u njoftuan rezultatet e referendumit në Malin e Zi, ata që u festuan më shumë ishin ushtarët e UÇK-së.

"Unë ende mund të dëgjoj ulurimën e tyre në veshët e mi dhe e kujtoj atë jehonë nga Prishtina drejt Graçanicës. "Kur, dy vjet më vonë, Kosova shpalli pavarësinë, nuk u fol aq shumë, ndoshta për shkak të shumë të huajve që erdhën për të monitoruar këtë akt të paligjshëm”, shtoi serbi duke folur në krah të mitriopolititit të Kishës Ortodokse Serbe.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore