Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

"Kisha djallin në tru"/ TRONDIT me deklaratën Taulant Malaj që masakroi vajzën e tij dhe italianin: Para meje ishte vetëm zi

"Kisha djallin në tru"/ TRONDIT me deklaratën Taulant Malaj

“Nuk pashë gjë. Para meje ishte vetëm zi, ishte krejt errësirë dhe djallin e kisha në tru”. Kështu është shprehur 45 vjeçari shqiptar Taulant Malaj, shqiptari që vrau me thikë vajzën 16 vjeçare si edhe shtetasin italian Massimo De Santis, për të cilin dyshonte se kishte një lidhje romantike me gruan e tij.

“Gruaja ime pranoi se kishte një lidhje me Massimon. Më kishte kërkuar falje për këtë marrëdhënie, por unë doja të ndahesha”, ka shtuar ai më pas. Malaj donte të vriste edhe djalin 5 vjeçar, por vogëlushi ka arritur të shpëtojë duke u fshehur pas divanit në dhomën e ndenjes së shtëpisë.

Sipas rrëfimit të autorit, ditët e fundit kishte pasur një debat në familje, gjithmonë për tradhtinë e pretenduar, në fund të cilit burri kishte thënë se donte të ndahej. Megjithatë, gruaja e tij e bindi të qëndronte në shtëpi. Ai ka thënë se e kishte kapur gruan në katin e tretë të pallatit ku banonte italiani.


Ai ka thënë se teksa ishin shtrirë për të fjetur, gruaja filloi bisedonte me dikë. Pasi i ka kontrolluar telefonin, ka zbuluar se ajo po fliste me fqinjin. Pas kësaj ka dalë nga banesa dhe ka pritur Massimon të kthehej në shtëpi, ku edhe e ka goditur 20 herë më thikë në gjoks, bark dhe kokë.

Sipas asaj që ka thënë autori, në fillim ka frarë italianin dhe më pas është ngjitur në shtëpi ku filloi të godiste me thikë gruan dhe më pas vajzën e tij, e cila po tentonte të mbronte të ëmën. “Në atë moment, i verbuar nga inati, nuk e kupoi se ishte përballë vajzës së tij dhe filloi ta godiste”, thanë avokatët.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore