Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

"Kini kujdes se..."/ Zbulohet mesazhi i fundit i Ervis Martinajt dërguar familjarëve, mister fati i tij

"Kini kujdes se..."/ Zbulohet mesazhi i fundit i Ervis Martinajt

I shumëkërkuari i policisë Ervis Martinaj ka humbur kontaktet me familjarët prej disa ditësh. Xhaxhai i tij Faik Martinaj ka kallëzuar në prokurori zhdukjen e nipit.

Faik Martinaj, babai i Brilant Martinaj i vrarë në masakrën e Fushë-Krujës ka depozituar një kallëzim penal ku pretendon se ka humbur kontaktet me nipin e tij.

Xhaxhai ka deklaruar se ka pasur kontakte me njerëz të tjerë që komunikonim me nipin. Dy ditë më parë një shok i Ervis Martinaj ka shkuar në shtëpinë e tij dhe i ka thënë se ka humbur kontaktet me të.
Familjarët dyshojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe, për faktin se ka armiq të shumtë dhe se është në kërkim ndërkombëtar. Informacioni nga policia është i ngurtë dhe nuk përjashtohet dhe mundësia e një inskenimi.




Faik Martinaj pretendon se ai vetë dhe familjarët nuk kishin kontakte direkte, por nga informacioni që kanë marrë nga miqtë e Ervis Martinaj, kanë mësuar se ai ka humbur çdo kontakt dhe janë të shqetësuar për jetën e tij.

Ka dhe një mesazh që persona që shoqëroheshin me Ervis Martinaj ia kanë treguar të afërmve të tij, ku thotë ‘kini kujdes se do ketë kontrolle’. Jo një komunikim i drejtpërdrejt, por përmes personazheve me të cilët shoqërohej.

Fillimisht nga familjarët është dyshuar se mund të ishte larguar në Dubai, por sipas informacioneve nga policia e Shtetit ai ka qenë brenda territorit shqiptar dhe fshihej në zonat e tij të sigurta për të. Madje ai ka qenë në Shqipëri dhe gjatë masakrës së Fushë-Krujës ku u vra kushëriri i tij Brilant Martinaj dhe miku i tij Dikler Vata. Është një nga ngjarjet më të vështira dhe më komplekse që ka pasur Policia shqiptare”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore