Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Kërkohet burg përjetë për Përparim Ademin/ Si vrau dy motrat pasi dyshonte për tradhti

Kërkohet burg përjetë për Përparim Ademin/ Si vrau dy

Prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për autorin e vrasjes së dy motrave Kristina Bardhi e Zhaneta Metani.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 dhjetor, në lagjen e Astirit në Tiranë, ku Përparim Ademi i qëlloi të dyja motrat teksa ishin duke ngrënë bukë. Ademi pranoi se kishte lidhje intime me dy motrat dhe se krimin e kishte kryer për arsye xhelozie.

Autori i krimit të dyfishtë ka pranuar se para më shumë se 20 vitesh ka nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristina Bardhin. Më pas, ai ka thënë se është lidhur me motrën e saj, Zhaneta Metanin, me të cilën pretendon se ka edhe një fëmijë por nuk e ka të regjistruar në Gjendjen Civile.

Ai ka thënë në gjykatë se ka bërë edhe udhëtime me dy motrat dhe gruan e tij në Pogradec dhe Greqi. 59-vjeçari Ademi ka deklaruar se ka martesë ligjore me një grua tjetër, e cila ka pranuar se i dinte lidhjet e te shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen.

Megjithatë, ai kishte dyshime që Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër dhe për këtë arsye kishin nisur konflikte. Madje, ai ka shkuar tek punëdhënësi i Zhanetës, duke kërkuar largimin nga puna të një personi, tek i cili ai dyshonte.

Përparim Ademi ka përdorur si karrem fëmijën e njërës prej motrave për të hyrë në banesën e tyre, të cilat me sa duket e kanë kuptuar rrezikun për shkak të tentativës për t’u ndarë përfundimisht me të.

Kur e kanë parë ardhjen e tij, dy motrat që po hanin bukë, kanë tentuar të mbyllin derën, por ai ka qëlluar me armë duke i lënë të vdekura në vend.

Përparim Ademi ka hapur zjarr fillimisht në derë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të dy motrave.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore