Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kërcënimet e Metës për fatin politik të Bashës

Kërcënimet e Metës për fatin politik të Bashës

Presidenti Ilir Meta nga një studio televizive lëshoi një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar se nëse e djathta dhe partia që drejtohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi nuk vjen në pushtet do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit, duke u vetëshpallur lideri i ri opozitës.

“Nëse Rama fiton 71 mandate me votë të lirë, unë do të jap dorëheqjen nga posti i Presidentit. Nëse ai merr 71 mandate pa prekur votën e popullit unë kaloj në opozitë dhe marr drejtimin e opozitës”, deklaroi Meta.

Më tepër se një mesazh për standardin e zgjedhjeve lidhet me paralajmërimin për mos njohjen e rezultatit të 25 prillit, nëse Rama dhe PS i fiton zgjedhjet.

Por një qëndrim i tillë mund të shihet dhe me kërcënim direkt ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, i cili de jure është lideri i opozitës. Se si Meta mund të bëhet lideri i opozitës kjo mbetet për t’u parë, por prej kohësh kemi parë një dualitet mes tij dhe Bashës sa i përket qëndrimeve kundër Ramës dhe mazhorancës.

Meta, edhe pse me kostumin e presidentit është shfaqur ashtu siç e cilësojnë si një “kafshë politike” dhe ka mbajtur qëndrime më të ashpra se Basha për çështje të ndryshme dhe kundër mazhorancës dhe madje ndaj ndërkombëtarëve.

Ky reagim i Metës erdhi pikërisht në ditën kur LSI dhe PD firmosi paktin për bashkëqeverisjes pas zgjedhjeve, e ku një ndër pikat është ndarja e tortës së pushtetit mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve. Presidenti duket se është i pakënaqur me këtë pakt dhe po jep sinjale të shfronësimit të Bashës si lider i opozitës dhe të Kryemadhit vetë, duke marrë frenat e partisë opozitare.

Pas këtij qëndrimi pati dhe një reagim të Bashës ndaj tij, duke i nxjerrë foton e paktin të firmosur me kryetaren e partisë së krijuar nga Meta, LSI-në. “Sot bashkuam forcat, të sigurt për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Më 25 Prill ne premtojmë se Rama do të ikë dhe ne do të fillojmë të punojmë për qytetarët e Shqipërisë!”, ishte mesazhi i Bashës që erdhi menjëherë pas deklaratës së fortë të Metës për rrëzimin nga 'froni' si lider i opozitës.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore